E Diel, 1 Nëntor 2026

Zevendeskryeministri dhe Minister i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, priti sot ne nje takim te Ngarkuarin me Pune te Ambasades se RFJ-se ne Tirane, Cafo Kapitanoviç. Zoti Meta e falenderoi zotin Kapit

Zevendeskryeministri dhe Minister i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, priti sot ne nje takim te Ngarkuarin me Pune te Ambasades se RFJ-se ne Tirane, Cafo Kapitanoviç.
Zoti Meta e falenderoi zotin Kapitanoviç per miratimin e propozimit te pales shqiptar per heqjen e vizave per pasaportat e sherbimit dhe diplomatike. Meta paraqiti propozimin e ri per lehtesimin e proçedures se dhenies se vizave per nje kategori te caktuar personash nga fusha e biznesit, arsimit, artit e kultures.
Me tej ai shprehu gadishmerine e Qeverise shqiptare per nje ecuri te shpejte ne konkludimin e marreveshjeve ne fushen e transportit, te mbrojtjes se investimeve, te turizmit, te tregtise se lire, te mjekesise të propozuar nga pala shqiptare, duke e quajtur mjaft te rendesishem krijimin e bazes ligjore te bashkepunimit midis dy vendeve.
Zv/Kryeministri dhe Ministër i Puneve te Jashtme, shprehu vleresimin e tij per zhvillimin normal e demokratik te zgjedhjeve te fundit lokale ne Luginen e Presheves, duke vleresuar edhe ecurine e Planit te Paqes per kete zone.
Meta i kushtoi nje theks te veçante perfundimit te marreveshjes per ekuivalentimin e diplomave universitare midis dy vendeve, si nje element i rendesishem per realizimin e integrimit te shqiptareve te kesaj zone ne strukturat vendore e qendrore te Serbise.
Duke u bazuar ne deshiren e mire dhe vullnetin e te dy vendeve per te ngritur nivelin e perfaqesimit diplomatik, Zv Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, z. Meta propozoi zyrtarisht daten 2 shtator 2002 per ngritjen e perfaqesimit diplomatic midis Shqiperise dhe Jugosllavise ne nivel Ambasadori te Jashtezakonshem e Fuqiplote.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›