E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, nën drejtimin e zv/kryeministrit Namik Dokle u mblodh Komiteti Ndërministror i Decentralizimit, i cili diskutoi mbi ecurinë e procesit të decentralizimit për vitin 2003 dhe përcaktoi planin

Sot, nën drejtimin e zv/kryeministrit Namik Dokle u mblodh Komiteti Ndërministror i Decentralizimit, i cili diskutoi mbi ecurinë e procesit të decentralizimit për vitin 2003 dhe përcaktoi planin e veprimeve për vitin 2004.

Në fjalën e tij, zoti Dokle iu referua vlerësimeve pozitive që raporti i KE sjell për ecurinë e procesit të decentralizimit në Shqipëri, vecanërisht në fushën fiskale, në arsim dhe në fushën e shërbimve sociale. Duke vleresuar nevojën e ritmeve më të larta në ecurinë e transferimit të përgjegjësive dhe kompetencave, ai vuri theksin në domosdoshmërinë e funksionimit më aktiv dhe sistematik të Komitetit Ndërministror të Decentralizimit për të realizuar në kohë, në mënyrë të kontrolluar dhe me efekte pozitive të reformave decentralizuese, duke siguruar arritjen e objektivave të programit të Qeverisë dhe materializimin e strategjive në të gjithë sektorët. E rëndësishme, theksoi ai, është të kuptohet se procesi i decentralizimit nuk është detyrë vetëm e Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit por e të gjithë ministrive dhe institucioneve të shtetit, si dhe e pushtetit vendor. Vetëm bashkëpunimi dhe debati institucional, ecja përpara në këtë proces me maturi dhe vendosmëri, mund të sjellin sukses.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Luan Memushi, informoi për realizimet në decentralizimin e arsimit parauniversitar, duke nënvizuar se rezultatet e projektit pilot që po implementohet në bashkinë e Tiranës do të shërbejë si bazë e ecurisë së mëtejshme të këtij procesi në të gjithë vendin.

Në fjalën e tij, Ministri i Financave, Arben Malaj, u ndal në masat e ndërmarra nga Ministria e Financave për të realizuar detyrën që në vitin 2005 të realizohet kalimi i plotë i mbledhjes së taksave të biznesit të vogël nga pushteti vendor. Në mbledhje u miratua projekti pilot për kalimin e këtij funksioni në qarkun e Elbasanit në gjashtëmujorin e dytë të 2003-shit.

KND miratoi projektplanin e veprimeve të tij për vitin 2004, prioritetet e të cilit mbeten transferimi i ujësjellës-kanalizimeve në varësi të pushtetit vendor, ndryshimet e domosdoshme ligjore e nënligjore për realizimin e përgjegjësive të përbashkëta në fushën e arsimit parauniversitar, shërbimeve sociale, policisë ndërtimore, inventarizimin dhe transferimin e pronave të paluajtshme shtetërore brenda muajit prill, etj.

Gjithashtu, u miratuan disa ndryshime në grupin e specialistëve me synim rritjen e efektivitetit të tij.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›