E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano u takua dje në Uashington me Drejtorin Ekzekutiv të Kompanisë "General Electric", Cavin Caponechi. Në këtë takim është diskutuar mbi realizimin sa më të shpej

Kryeministri Fatos Nano u takua dje në Uashington me Drejtorin Ekzekutiv të Kompanisë "General Electric", Cavin Caponechi.

Në këtë takim është diskutuar mbi realizimin sa më të shpejtë të projektit për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës. Zoti Caponechi vlerësoi se për Kompaninë e tij është shumë i rëndësishëm ky projekt modern dhe do të shërbejë si model për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ky projekt, tha Caponechi, është i rëndësishëm për të dy palët dhe nuk shoh arsye që të mos ta realizojmë. Kjo, - shtoi ai - do të ndikojë edhe për projekte të tjera të kësaj kompanie dhe në shtrirjen e tyre në infrastrukturë jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vende të tjera të rajonit.

Zoti Caponechi vlerësoi së tepërmi mbështetjen e Kryeministrit Nano e të qeverisë shqiptare për të nxitur këtë investim, si dhe për të krijuar atmosferën pozitive për investimet amerikane dhe në përgjithësi të investimeve të huaja të fuqishme në Shqipëri. Gjithashtu, Drejtori Ekzekutiv i "General Electric" shprehu interesin edhe për zgjerimin e projekteve në sistemin energjitik. Duke u duke ndalur në projektin për ndërtimin e TEC-it në Vlorë, zoti Nano vlerësoi se Shqipëria në një kohë të shkurtër mund të kthehet nga një vend me defiçite në fushën e energjisë në eksportuese të saj në rajon dhe për këtë do të ndërmerren hapa konkrete.

***
Nga takimi me Drejtorin Ekzekutiv te Bankes Boterore Possone

Po ashtu, Kryeministri Fatos Nano u takua po dje me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore, Possone, i cili shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e kënaqshëm me qeverinë shqiptare. Ne vlerësojmë, - tha Possone, - përpjekjet tuaja në luftën kundër fenomeneve negative. Banka Botërore, - shtoi ai, - do të mbështesë dhe nxisë projekte të fuqishme në zhvillimin e infrastrukturës në Shqipëri.

Zoti Possone u ndal në mbështetjen që Banka Botërore do të japë për projektin e spitalit të Nënë Terezës, një investim ky prej 30 milion dollarësh. Ai u shpreh se Banka Botërore po angazhon edhe faktorë të tjerë si dhe besime për të kontribuar në këtë projekt, i cili do të jetë model dhe për shumë vende të tjera.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›