Kryeministri Fatos Nano është takuar në Uashington me Tom Delay, Kryetari i Maxhorancës në Dhomën e Përfaqësuesve. Në qendër të këtij takimi kanë qenë çështjet e bashkëpunimit midi
Kryeministri Fatos Nano është takuar në Uashington me Tom Delay, Kryetari i Maxhorancës në Dhomën e Përfaqësuesve.
Në qendër të këtij takimi kanë qenë çështjet e bashkëpunimit midis qeverive dhe legjislativit.
Zoti Delay ka shprehur vlerësimin e veçantë që Shqipëria është aleate e SHBA në Irak dhe në luftën kundër terrorizmit. Ai ka theksuar mbështetjen e tij personale dhe të maxhorancës që ai kryeson për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe për të kontribuar për përfshirjen e Shqipërisë në "LLogarinë e Sfidave të Mijëvjeçarit". "Ajo që ka bërë Shqipëria, - tha zoti Delay, - është në hap i madh që amerikanët e vlerësojnë dhe nuk e harrojnë". Duke shtuar, më tej, se ishte i impresionuar nga zhvillimet në Shqipëri.
Kryeministri Nano ka shprehur falenderimin për mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin në NATO dhe kontributin për Shqipërinë në këtë proces. Zoti Nano ka falenderuar zotin Delay për votën e Kongresit amerikan në mbështetje të rezolutës 558 që përcakton kohën e pranimit të vendeve të Kartës së Adriatikut në NATO.
"Ky vendim dhe mbështetja e Dhomës amerikane të Përfaqësuesve për anëtarësimin edhe të Shqipërisë në Aleancën Atlantike është i shumëpritur për vendet tona. Ky është një stimul që besoj do të nxisë kontributet e të gjithëve ne për ta merituar këtë", ëshët shprehur Kryeministri Nano.
Kryeministri Nano ka shprehur angazhimin e qeverisë shqiptare për të vazhduar në rrugën e reformave, sepse, ka nënvizuar zoti Nano, ‘'anëtarësimi në NATO nuk është vetëm modernizimi i ushtrisë, por edhe forcimi i demokracisë dhe konsolidimi i autoritetit të ligjit".