E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano u takua dje në mbrëmje në Uashington me Drejtorin e CIA-s, Xhorxh Tenet. Në këtë takimin dy autoritetet theksuan faktin se ashtu si bashkëpunimi midis dy qeverive ë

Kryeministri Fatos Nano u takua dje në mbrëmje në Uashington me Drejtorin e CIA-s, Xhorxh Tenet.

Në këtë takimin dy autoritetet theksuan faktin se ashtu si bashkëpunimi midis dy qeverive është në parametrat më optimalë dhe shërbimet sekrete të dy vendeve po punojnë mirë sëbashku për të qarkulluar informacionin në funksion të realizimit të qëllimeve për zbulimin dhe parandalimin e lëvizjes së elementëve terroristë dhe të krimit të organizuar. Shërbimi Sekret Amerikan, - tha Xhorxh Tenet, - do të vazhdojë të asistojë Shërbimin Sekret Shqiptar për modernizimin dhe arritjen e parametrave bashkohorë në veprimtarinë e tij.

Më tej, dy autoritetet u shprehën se është i rëndësishëm zgjerimi i bashkëpunimit dhe hapësirat midis shërbimeve sekrete të rajonit për të koordinuar luftën dhe rezultatet kundër krimit të organizuar dhe të gjitha llojeve të trafiqeve.

Zoti Tenet tha se ishte i mirëinformuar për zhvillimet në Shqipëri duke përshëndetur, në këtë drejtim, përparimin dhe progresin e Shqipërisë drejt strukturave euroatlantike, si dhe rolin e vlerësueshëm për stabilitet, paqen dhe sigurinë në rajon dhe, në veçanti, pjesëmarrjen e Shqipërisë në koalicionin global antiterrorizmit. Në të ardhmen, - tha zoti Tenet, - ju garantojmë zoti Kryeministër se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me ju për të rritur rezultatet dhe përpjekjet tona, duke dhënë kontribut në luftën kundër keqbërësve dhe çdo elementi që dëmton zhvillimin e shoqërive kudo në botë.

Po ashtu, shefi i CIA-s vlerësoi si shumë të rëndësishëm rolin e Kryeministrit Fatos Nano në orientimin e politikës drejt të ardhmes progresiste dhe ideve dhe veprime konkrete të tij për të mos i lënë zhvillimet peng të së kaluarës konfliktuale të rajonit të Ballkanit. Kjo është e rëndësishme dhe e vlerësueshme për ne, tha Xhorxh Tenet.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›