Sot nis grumbullimi i kuqezinjve
Disa lojtare te kampionatit shqiptare do te niset drejt Gjermanise, ku ne qytetin e Frankfurtit ekipi yne ka ne plan qe te qendroje nje jave, per pergatitjet ne vigjilje te ndeshjes zyrtare me Suedine. Ne Frankfurt ekipit kuqezi do t'i bashkohet edhe pjesa tjeter e futbollisteve, qe luajne ne kampionate te ndryshme evropiane. Pas dy dite stervitjeje, kuqezinjte do te perballen ne nje miqesore, me 10 tetor me Grejther Furthin, ekipin e Bundesliges se dyte gjermane. Josip Kuzhe ka planifikuar qe te qendroje rreth nje jave me ekipin ne Gjermanine dhe pasi te kete pare gjendjen e te gjithe lojtareve qe do te kete ne dispozicion, pritet te perzgjedhe formacionin anti-Suedi. Ndeshja e fundit e eliminatoreve ka rendesi, pasi synohet nje rezultat pozitiv.