E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Suedise, disa "senatore" pushim

Nje muaj pas ndeshjes zyrtare me Suedise, trajneri Josip Kuzhe do te testoje ekipin, nje miqesore tjeter me Estonin. Ndeshja qe eshte planifikuar per t'u zhvilluar ne kryeqytetin estonez Talin dhe do te luhet me 18 nentor, ka per qellim qe te evidentoje lojtaret me te mire qe do te vijojne me tej karrieren e tyre me perfaqesuesen. Kesisoj, nje pjese e mire e titullareve, pas Suedise nuk do te ftohen ne miqesoren e nentorit. Sipas planit te Kuzhes, pas ndeshjes me Suedine do te vezhgohen disa lojtare rreth 20 vjec, ne te gjitha repartet dhe do te testohen me Estonin. Franc Veliu, Emiliano Vila, Elis Bakaj, Maringlen Shoshi dhe disa emra te tjere do t'i bashkohen kuqezinjve pasi te kalojne proven, ne ndeshjen e ardhme me Estonin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›