Sot nisin bisedimet Prishtine-Beograd
?Takimi i parë i përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, që duhej të fillonte këtë te marte në orën 15:00 në Bruksel, është shtyrë për me vone, për shkak se delegacioni i Kosovës nuk ka arritur te udhëtojë ne kohe ne kryeqytetin e Evropës.? Kështu raportojnë mediet ne Prishtine, duke theksuar se kryesuesja e delegacionit Edita Tahiri u vonua, për shkak se duhet te merrte pjese ne seancën e se hënës ne kuvendin e Kosovës, ku u diskutua gjate, por pa një marrëveshje për miratimin e një rezolute për këto bisedime. Ne këtë mënyrë, delegacioni i Kosovës është nisur drejt Brukselit rreth mesditës. Gjithnjë sipas medieve, takimi i pare i drejtpërdrejte mes Kosovës e Serbisë qe pas shpalljes se pavarësisë, do te filloje rreth orës 19:00, ne zyrat e ndërmjetësit te BE-se, Robert Cooper, ndërsa është planifikuar që këto bisedime të vazhdojnë edhe të mërkurën ne mëngjes, rreth orës 10:00. I pranishëm ne Bruksel do te jete edhe përfaqësuesi i departamentit amerikan te shtetit, Tomas Kantrimen, i cili e ka cilësuar nisjen e bisedimeve një hap shume te rëndësishëm për te dy vendet. Parashikohet qe pas raundit te pare te negociatave, ku do te shtrohen ne tryeze çështje te karakterit teknik, si problemi i te zhdukurve, apo bashkëpunimi ne polici e dogana, përfaqësuesja e larte e BE-se Kethrin Eshton te dale me një deklarate për shtyp, ku do te inkurajoje vazhdimin e dialogut mes palëve.
Shpërndaje