E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: Dialogu, afron Kosovën në BE

Ndërsa Kosova përgatitet për bisedimet me Serbinë, përfaqësuesja e lartë e politikës së Jashtme në Bruksel, Catherine Ashton, ka deklaruar se pa dialog me Serbinë nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Evropian. Këto komente zonja Ashton i bëri në një interviste për gazetën ?Koha Ditore?, duke shtuar se Brukseli vlerëson të gjitha shtetet në bazë të progresit ?Dialogu ka të bëjë po ashtu me afrimin edhe të Prishtinës, edhe të Beogradit me BE-në. Kjo është dakorduar nga të 27 vendet anëtare të BE-së dhe ato të gjitha kane votuar në favor të kësaj në Bashkimin Evropian. Andaj kam besim se ato do t?u japin përkrahjen e plotë të tyre. Saktësisht si dhe kur, është diçka që do të përcaktohet gjatë këtij viti. Kosova është e re dhe ka shume rrugë të gjatë për të ecur. Natyrisht, ajo niset prapa Beogradit. Por ju duhet ta kuptoni se me BE-në gjithçka varet nga performanca?. E pyetur për garancitë që ka Kosova, në mënyrë që të mos cenohet rendi aktual kushtetues, Ashton tha: ?22 shtete anëtare të BE-së e njohin Kosovën si një shtet të pavarur. Vetë BE-ja është donatori me i madh i Kosovës, momentalisht ajo jep më shumë për Kosovën sesa cilido vend tjetër në botë. Unë dhe komisioneri Füle vazhdimisht jemi aktive rreth Kosovës. Garanci për pozicionin e Kosovës është se ajo është në tavoline, me lehtësimin e BE-së dhe ajo ka një zë të barabarte në diskutime. E kuptoj brengen tuaj për transparence, por disa çështje që do t?i trajtojmë janë të vështira dhe ka nevoje të bisedohen privatisht. Kjo është normale. Kur ne kemi vendime apo marrëveshje për t?i bërë publike, do ta bëjmë këtë me marrëveshje ë ndërsjellë?.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›