E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot paradite, Kryeministri Berisha mirëpriti në një takim Kryetaren e Parlamentit hungarez, zonjën Katalin Szili dhe delegacionin që e shoqëronte atë. Kryetarja e Parlamentit hungarez e uroi

Sot paradite, Kryeministri Berisha mirëpriti në një takim Kryetaren e Parlamentit hungarez, zonjën Katalin Szili dhe delegacionin që e shoqëronte atë.

Kryetarja e Parlamentit hungarez e uroi Kryeministrin për lajmin e mirë nga Samiti i Rigës, se Shqipërisë, në vitin 2008, do t'i ofrohet ftesa për anëtarësim në NATO dhe u shpreh se në këtë Samit, Hungaria e mbeshtet plotësisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për integrim në NATO dhe në BE. Në këtë kontekst, Kryetarja e Parlamentit Hungarez e informoi Kryeministrin Berisha se Parlamenti Hungarez do ta ratifikojë MSA-në në mars të vitit 2007. Zonja Szili vlerësoi reformat e thella dhe të gjithanshme që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, në veçanti përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në fushën ekonomike, si dhe nismat për promovimin e një klime të favorshme për bizneset, si nisma "Shqipëria një euro".

Kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Parlamentit të Hungarisë disktuan edhe për çështjen e Kosovës, për të cilën zonja Katalin Szili u shpreh se Hungaria mbështet lidershipin e Kosovës në këtë proces.

Kryeministri Berisha e falënderoi përzemërsisht zonjën Katalin Szili për mbështetjen që Hungaria po i jep Shqipërisë per integrimin ne BE dhe ne NATO. Me tej, z. Berisha theksoi se qeveria shqiptare është plotësisht e vendosur dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet për zgjedhje që plotësojnë të gjitha standardet ndërkombëtare. Z. Berisha i kërkoi znj. Szili, që Hungaria të dërgojë sa më shumë vëzhgues për monitorimin e ketij procesi. Znj. Szili, premtoi se Hungaria do të dërgojë vëzhgues nëpermjet Këshillit të Evropës dhe OSBE-së.

Kryeministri Berisha përshëndeti propozimin e Kryetares së Parlamentit Hungarez për një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet Parlamentit shqiptar dhe atij të Hungarisë, e cila synon të ndihmojë proceset e reformave demokratizuese në vend, si dhe proceset e integrimit të Shqipërisë në BE dhe në NATO, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencës hungareze. Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë marrëveshje si shumë të rëndësishme në këto procese.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›