Sot paradite, Kryeministri Berisha pati një takim miqësor me anëtarët e grupit muzikor Deep Purple, me rastin e koncertit të dhënë dje në Tiranë. Ne bisedën me ta, Kryeministri vlerësoi
Sot paradite, Kryeministri Berisha pati një takim miqësor me anëtarët e grupit muzikor Deep Purple, me rastin e koncertit të dhënë dje në Tiranë.
Ne bisedën me ta, Kryeministri vlerësoi kontributin e këtij grupi në muzikën moderne botërore, duke shprehur mirënjohjen për praninë e tyre ne Tiranë. "Unë jam krenar, u shpreh kryeministri, që ju e keni filluar turneun tuaj evropian, pikërisht nga kryeqyteti ynë, Tirana. Mbrëmë, në Pallatin e Kongreseve, fansat tuaj të panumërt, për të cilët ju keni qenë dhe mbeteni idhull, ju dëshmuan pritjen që meritoni. Këngët e Deep Purple, së bashku me këngët e Beatles, Rolling Stones, etj, kanë qenë dhe janë më shumë se këngë, për dimensionion e njeriut të lirë dhe një filozofi e tij, tha Kryeministri.
Nga ana e tyre, anëtarët e grupit muzikor, Deep Purple falenderuan kryeministrin për takimin miqësor. Gjithashtu ata u shprehën të kënaqur për mikëpritjen që i kishin rezervuar admiruesit e tyre në Shqipëri, duke theksuar se kishin kaluar çaste surprizë në koncertin e së dielës mbrëma.