Sot paradite, Kryeministri z.Fatos Nano, pas disa shqetësimeve shëndetësore të përsërituara që prej vitit 1996, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale të planifikuar, pas këshillave dhe rekoma
Sot paradite, Kryeministri z.Fatos Nano, pas disa shqetësimeve shëndetësore të përsërituara që prej vitit 1996, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale të planifikuar, pas këshillave dhe rekomandimeve të përsëritura nga mjekët.
Ndërhyrja e Cholecist Ektomis-endoskopike u krye në spitalin ndërkombëtar (International Hospital) në Stamboll, Turqi nga mjeku i njohur prof.dr. Turgun Burra.
Ndërhyrja kirurgjikale ka zgjatur rreth 2 orë. Sipas mjekëve, gjëndja shëndetësore e Kryeministrit pas ndërhyrjes paraqitet shumë e mirë.
Me kete rast Kryeministrit Fatos Nano i jane drejtuar mesazhe pershendetjeje nga personalitete te ndryshme.
Nder te paret qe i ka uruar sherim te shpejte ka qene presidenti i Republikes, zoti Alfred Moisiu. Gjithashtu Kryeministri Fatos Nano ka marre sot pershendetjet e ish.Presidentit Turk S.Demirel,si dhe nga autoritete te trupit diplomatik akredituar ne Turqi. Ndersa ne pershendetjen e tij Kryeministri turk Taip Erdogan pas perfundimit te nderhyrjes kirurgjikale nder te tjera, shprehet:
"I dashur miku im; Jam jashtëzakonisht i kënaqur që operacioni qe kryet ne Stamboll perfundoi me sukses dhe me kete rast shprehem i sigurt që shërimi juaj do të jetë i shpejtë. Gjithashtu deshiroj t'ju uroj shëndet të plotë dhe mbetem në dispozicionin tuaj për çdo nevojë që mund të keni gjatë qëndrimit tuaj në Turqi".