Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin, znj. Ermelinda Meksi ka zhvilluar sot një takim ngushëllimi me bashkëshorten e komisar Gani Malushit, të vrarë para tre ditëve.
Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin, znj. Ermelinda Meksi ka zhvilluar sot një takim ngushëllimi me bashkëshorten e komisar Gani Malushit, të vrarë para tre ditëve. Gjatë vizitës në shtëpinë e të ndjerit komisar Malushi znj. Meksi është shoqëruar nga Ministri i Rendit z. Luan Rama.
"Jam këtu në këtë moment për të ndarë me ju dhimbjen e humbjes së njeriut tuaj të dashur dhe oficerit të devotshëm të shtetit, i cili i përkushtoi gjithë jetën e tij zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit'-i është drejtuar znj. Meksi bashkëshortes së komisar Malushit. Znj. Meksi ka siguruar familjarët e komisar Malushit për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e saj personalisht dhe nga ana e qeverisë shqiptare në këtë moment të vështirë.