Sot, Zevendeskryeministrja dhe Ministrja e Shtetit per Integrimin Europian zhvilloi nje takim me te ngarkuaren me pune te Komisariatit të Lartë të Refugjateve UNHCR ne Tirane, znj. Marion Hoffmann.
Sot, Zevendeskryeministrja dhe Ministrja e Shtetit per Integrimin Europian zhvilloi nje takim me te ngarkuaren me pune te Komisariatit të Lartë të Refugjateve UNHCR ne Tirane, znj. Marion Hoffmann. Znj. Hoffman i përcolli znj. Meksi urimet më të përzemërta me rastin e emërimit dhe shprehu gadishmerine e saj e të UNHCR për të bashkëpunuar me një personalitet te njohur per eksperiencen dhe integritetin politik dhe profesional. Znj. Hoffman paraqiti nje panorame te plote te punes se bere nga UNHCR per zhvillimin e sistemit te azilit ne Shqiperi, duke u ndaluar ne menyre te vecante ne planin e masave te hartuara ne bashkepunim me institucionet shqiptare, me qellim zbatimin e rekomandimeve te dala nga raporti i BE. Znj. Meksi falenderoi per kontributin e UNHCR ne eksperizen e ofruar ne fushen e legjislacionit dhe te forcimit te kapaciteteve institucionale, si dhe shprehu angazhimin e pales shqiptare per te bashkepunuar ngushte me UNHCR ne fushen e azilit, si nje nga elementet e procesit te integrimit europian.