E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvëndëskryeministria dhe Ministria e Shtetit për Integrimin Evropian, znj. Ermelinda Meksi ka marre pjesë në përkujtimin e 60 vjetorit të themelimit të batalionit, që mban emrin e Heroit tÃ

Zëvëndëskryeministria dhe Ministria e Shtetit për Integrimin Evropian, znj. Ermelinda Meksi ka marre pjesë në përkujtimin e 60 vjetorit të themelimit të batalionit, që mban emrin e Heroit të Popullit " Misto Mame". Në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar me këtë rast në Shëntodhër të Gjirokastrës, znj. Meksi shprehu nderimet më të larta në emër të qeverisë shqiptare për vitalitetin dhe shpirtin e madh të popullit të kësaj krahine.

"Unë dua të theksoj se procesi i integrimit është një proces i gjatë zhvillimesh dhe reformash, vetëm nëpërmjet të cilit mund të përmbushim idealet për liri, demokraci dhe zhvillim të luftës heroike clirimtare të popullit shqiptar në kuadër të Lëvizjes Antifashiste të Luftës së Dytë Botërore"-tha në këtë takim znj. Meksi.

Batalioni partizan "Misto Mame" luftoi me trimëri dhe kurajo të lartë ushtarake duke korrur fitore të njëpasnjëshme në shumë krahina të Shqipërisë si: Libohovë, Gjirokastër, Sarandë, Borsh, Himarë, Gjorm etj. Me rastin e 60 vjetorit të themelimit të këtij batalioni, autoritetet e qeverisjes vendore shpërndanë tituj nderi për patriotët dhe dëshmorët e cështjes kombëtare të krahinës së Lunxhërisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›