E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Partneritetit A-3, të Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë. Në këtë takim merrnin pjesÃ

Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Partneritetit A-3, të Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë. Në këtë takim merrnin pjesë si të ftuar edhe shefat e shtabeve të Italisë, Serbi e Mali i Zi, si dhe përfaqësuersit e shefave të Shtabeve nga vendet e rajonit, të Greqisë, Bosnje-Hercegovinës, komandanti i Krahut Jugor të NATO-s, në Napoli, si dhe komandanti i Shtabit të NATO-s në Tiranë.

Në fillim të takimit, z.Nano vlerësoi takimin midis Shefave të Shtabeve të Përgjithshme në kuadër të inisiativës së A-3, si dhe ecurinë dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis vendeve të Kartës së Partneritetit, në funksion të përmbushjes së objektivit të tyre të përbashkët, anëtarësimit në NATO.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se të tre vendet e A-3 po ecin shpejtë përpara së bashku me veprimtari dhe projekte konkrete në rrugën e integrimit.

"Përpjekjet tona të suksesshme nuk duhet të pushojnë së rreshturi kur bëhet fjalë për përmiresimin e situatës së sigurisë rajonale, për prosperitetin e popujve tanë, për integrimin në strukturat Europiane apo Euroatlantike", tha Kryeministri Nano, ndërsa theksoi se disa vite më parë ky vizion ishte i paimagjinueshëm.

Kryeministri tha se "ftesa për pjesëmarrje në takimet e A-3 edhe për përfaqësuesit e unionit Serbi - Mal i Zi dhe Bosnjë Herzegovinë, zgjeron frymëmarrjen e sigurisë dhe përcjell mesazhin gjithëpërfshirjes rajonale për të kontribuar në të ardhmen e përbashkët të vëndeve tona në familjen euroatlantike".

Po ashtu z.Nano vlerësoi se pjesmarrja dhe kujdesi i veçantë i Shteteve te Bashkuara në Kartën e Partneritetit tregon se alternativa jonë e të shkuarit së bashku në strukturat Euro-Atlantike është rruga më e mirë, ndërsa nënvizoi se mesazhi i Presidentit të SHBA Bush dhe i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Shefer se fundi, inkurajojnë shtimin e përpjekjeve të përbashkëta në këtë drejtim. Gjithashtu bashkëbiseduesit vlerësuan edhe angazhimin e pakursyer të tre vendeve aleate të rajonit tonë, Italisë, Turqisë dhe Greqisë, duke theksuar se në aktivitete të ardhshme do të inkurajohen dhe afrohen pranë kësaj inisiative edhe vendet e reja aleate të dala nga Samiti i Stambollit, Rumania, Bullgaria and Sllovenia.

Në takim u vlerësua së tepërmi roli i Shqipërisë në nxitjen e inisiativave integruese rajonale,si dhe per përmbushjen e reformave te gjithanshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›