Kryeministri Fatos Nano pritit sot pasdite në një takim Admiralin Michael Mullen, Komandant i Forcës së Bashkuar Aleate të NATO-s (Napoli). Në këtë takim merrte pjesë edhe Ambasadorja e SHBA
Kryeministri Fatos Nano pritit sot pasdite në një takim Admiralin Michael Mullen, Komandant i Forcës së Bashkuar Aleate të NATO-s (Napoli). Në këtë takim merrte pjesë edhe Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Marcie Ries.
Të dy personalitetet e larta vlerësuan Takimin e Shefave të Shtabeve të vendeve të Adriatik-3 që do të zhvillojë punimet në Tiranë, ku do të marrë pjesë gjithashtu dhe Admirali Mullen, duke diskutuar ne vazhdim për arritjet konkrete të tre vendet Shqipëri-Kroaci–Maqedoni , në interes të integrimit në NATO.
Kryeministri Nano dhe Admirali Mullen ndanë të njëjtin mendim për hapat e hedhur në reformen ushtarake në Shqipëri, si dhe rolin e rëndësishëm dhe aktiv të Shqipërisë në koalicionin global në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Po ashtu, në këtë takim, dy personalitetet u ndalën dhe mbi situatën në rajon, rolin e Shqipërisë dhe iniciativat integruese në këtë drejtim.