E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot paradite u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, në të cilën u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa projektligje dhe vendime, si më poshtë vijon: V E N D I M PËR

Sot paradite u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, në të cilën u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa projektligje dhe vendime, si më poshtë vijon:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE "PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË TË GJITHË PUNËTORËVE MIGRANTË DHE ANËTARËVE TË FAMILJEVE TË TYRE""

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare "Për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre"", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE "PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË TË GJITHË PUNËTORËVE MIGRANTË DHE ANËTARËVE TË FAMILJEVE TË TYRE"

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare "Për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre".
Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, PËR AMENDIMIN DHE ADERIMIN NË MARRËVESHJEN E TREGTISË SË LIRË TË
EUROPËS QENDRORE"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes, për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, PËR AMENDIMIN DHE ADERIMIN NË MARRËVESHJEN E TREGISË SË LIRË TË EUROPËS QENDRORE

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore, sipas tekstit dhe anekseve e protokolleve të saj, të cilat i bashkëlidhen këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9232, DATË 13.5.2004, "PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT TË BANORËVE TË ZONAVE URBANE""

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9232, datë 13.5.2004, "Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane"", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9232, DATË 13.5.2004, "PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT TË BANORËVE TË ZONAVE URBANE"

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.9232, datë 13.5.2004, "Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane", të bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Pas pikës 16, të nenit 2, shtohet pika 17, me këtë përmbajtje:

"17. "Zyrat përkatëse në bashki" – janë një drejtori, sektor ose punonjësi i një strukture në bashki, të cilët mbulojnë çështjet e strehimit.".

Neni 2

Në nenin 6 të bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1, fjalët "... entet menaxhuese, sipas lidhjes "A", që i bashkëlidhet këtij ligji..." zëvendësohen me "... sipas lidhjes "A", që i bashkëlidhet këtij ligji, nga zyrat përkatëse në bashki, pas miratimit të këshillave bashkiake...".

2. Në pikën 2 fjalët "... entet menaxhuese..." zëvendësohen me "...zyrat përkatëse në bashki...".

Neni 3

Në nenin 11 të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Fjalia e parë, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

" Kur banesat sociale me qira financohen nga buxheti i shtetit ose buxheti i bashkive, apo kombinimi i të dyjave, masa e qirasë, e shprehur në lekë/m2 sipërfaqe ndërtimi, llogaritet nga zyra përkatëse në bashki, brenda kufirit të përcaktuar në pikën 2, të këtij neni, dhe miratohet me vendim të këshillit bashkiak, sipas metodikës, që miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.".

2. Në fjalinë e dytë, të pikës 1, hiqen fjalët "... dhe taksën mbi pasurinë e paluajtshme...".

3. Në fund të pikës 2, shtohen fjalët "... përveç rastit të përcaktuar në pikën 4, të këtij neni...".

4. Pas pikës 3, shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:

"4. Kur banesat sociale me qira financohen nga burime të tjera, të përcaktuara në shkronjën "d", të nenit 13, dhe në shkronjën "b", të nenit 30, masa e qirasë, e shprehur në lekë/m2 sipërfaqe ndërtimi, përcaktohet, për çdo rast specifik, në bashkëpunim, ndërmjet subjekteve, që kanë financuar, ministrisë, që mbulon fushën e strehimit, dhe bashkisë, ku zbatohet projekti.".
Neni 4
Pas shkronjës "c", të nenit 13, shtohet shkronja "ç", me këtë përmbajtje:
"ç) Banesa sociale me qira është siguruar me financim nga subjekte private, jofitimprurëse.".
Neni 5
Në nenin 17 të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Titulli bëhet "Sigurimi".
2. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"1. Banesat me kosto të ulët sigurohen nëpërmjet ndërtimit ose blerjes nga tregu me fondet e buxhetit të shtetit, me fondet e bashkisë, nëpërmjet donacioneve private dhe nëpërmjet nxitjes së nismës private. Procedurat e blerjes nga tregu përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Format dhe procedurat e nxitjes së nismës private dhe të bashkëpunimit me sektorin privat përcaktohen me ligj të veçantë.".
3. Në pikën 2 fjala "tokë" zëvendësohet me "truall".

4. Pas pikës 3, shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:

"4. Trualli, pronë e shtetit, vlerësohet në bazë të vlerave të tregut të lirë. Procedurat e vlerësimit dhe të shitjes, si dhe kriteret e përcaktimit të çmimit të shitjes së truallit familjeve, që përfitojnë banesa me kosto të ulët, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.".

Neni 6

Në nenin 19 të bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1 pas fjalëve "... përcaktohen nga..." shtohen "... zyrat përkatëse në bashki dhe miratohen nga...".

2. Në pikën 2 fjalët "...këshillat bashkiake..." zëvendësohen me "...zyrat përkatëse në bashki...".

Neni 7

Në nenin 21 të bëhen këto ndryshime:

1. Fjalët "... bëjnë pajisjen e truallit me infrastrukturë të nevojshme për ndërtimin e banesave..." zëvendësohen me "... planifikojnë sipërfaqet e nevojshme të truallit për t'u pajisur me infrastrukturë, për ndërtimin e banesave..."

2. Në fund të paragrafit fjalët "...pronë publike..." zëvendësohen me "... pronë e shtetit".

Neni 8

Në nenin 22 të bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1, pas fjalëve "... me vendim të këshillit bashkiak..." shtohen "...kur trualli është pronë e shtetit, në pronësi të bashkisë, dhe nga Këshilli i Ministrave për të gjitha rastet e tjera...".

2. Në fjalinë e fundit, të pikës 1, pas fjalës "...Procedurat..." shtohet "...format...".

3. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

"5. Programet e pajisjes së truallit me infrastrukturë financohen dhe menaxhohen nga subjekti shtetëror, pronar i truallit. Kur prona e shtetit nuk është e regjistruar në emër të bashkisë, programi administrohet nga ministria, që mbulon fushën e strehimit, në bashkëpunim me bashkinë, nën juridiksionin e së cilës ndodhet trualli.".

Neni 9

Pas shkronjës "c", të nenit 23, shtohet shkronja "ç", me këtë përmbajtje:

"ç) Familje, që banojnë në zona informale, që nuk legalizohen.".

Neni 10

Në nenin 30 të bëhen këto ndryshime:

1. Shkronja "c" ndryshohet, si më poshtë vijon:

"c) Fonde nga buxheti i bashkisë;".

2. Shkronja "ç" shfuqizohet.

Neni 11

Në fund të shkronjës "b", të pikës 2, të nenit 33, shtohen fjalët "... për llogari të institucionit financiar, me të cilin është nënshkruar marrëveshja.".
Neni 12

Pas nenit 34 shtohet neni 34/1, me këtë përmbajtje:

"Neni 34/1
Funksionet e ministrisë, që mbulon fushën e strehimit

Në zbatim të këtij ligji, ministri, që mbulon fushën e strehimit, nëpërmjet strukturës përkatëse:
a) harton strategjinë 10-vjeçare të strehimit në bazë të programeve 10-vjeçare të bashkive për strehimin;
b) planifikon buxhetin e shtetit për mbështetjen e realizimit të programeve vjetore të strehimit;
c) përcakton rregullat e përgjithshme të zbatimit të prograneve të banesave me kosto të ulët, që sigurohen nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave;
ç) administron programet e pajisjes së truallit me infrastrukturë për rastet e parashikuara në pikën 5, të nenit 22;
d) mbikëqyr administrimin e kërkesave për strehim nga bashkitë;
dh) krijon bankën e të dhënave në nivel kombëtar për:

i. nevojat për strehim me programe sociale strehimi;
ii. inventarin e banesave sociale me qira, pronë publike;
iii. kushtet, fizike dhe teknike, të banesave sociale me qira;
iv. numrin e familjeve të strehuara me programet sociale të strehimit;
v. sipërfaqen e nevojshme të truallit, që duhet pajisur me infrastrukturë për ndërtim banesash;
vi. sipërfaqet e trojeve të pajisura me infrastrukturë për ndërtim banesash.
e) në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave, përcakton koston mesatare vjetore të ndërtimit të banesave, e cila miratohet, çdo vit, me udhëzim të Këshillit të Ministrave dhe sipas metodologjisë dhe kritereve, të përcaktuara me udhëzim të ministrit;
ë) përcakton, çdo vit, kriteret për investime ose blerje banesash nga tregu, nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, në kuadër të programeve të banesave me kosto të ulët, që financohen nga buxheti i shtetit;
f) mbikëqyr realizimin e investimeve në programet sociale të strehimit, me financime ose bashkëfinancime me buxhetin e shtetit;
g) realizon marrëveshje me sektorin privat për zhvillimin e zonave të reja urbane, duke nxitur sigurimin e ofertave të përballueshme për banesa dhe kredi hipotekore;
gj) miraton projektet, që përdoren për banesat sociale me qira ose banesat me kosto të ulët, të financuara nga buxheti i shtetit.".
Neni 13

Në fund të shkronjës "ç", të nenit 35, pas fjalëve "...sipas këtij ligji..." shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

"... në bazë të informacionit, që dërgohet brenda muajit korrik të çdo viti, ku përcaktohen...":

i. numri i familjeve të regjistruara për t'u trajtuar me programet sociale të strehimit;
ii. numri i familjeve, që janë trajtuar brenda një viti;
iii. të ardhurat e bashkisë, që do të përdoren për programet sociale të strehimit në vitin pasardhës, dhe sasia e fondeve, që kërkohen nga buxheti i shtetit, në bazë të programit 10-vjeçar të strehimit;
iv. sipërfaqet e trojeve, të miratuara për programet sociale të strehimit;
v. niveli i qirasë së miratuar me vendim të këshillit bashkiak.".

Neni 14

Në pikën 4, të nenit 36, afati i caktuar "18 muaj" ndryshohet me "30 muaj".
Neni 15

Pika 1, e nenit 38, ndryshohet, si më poshtë vijon:

"1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore, në zbatim të neneve 4, pikat 3 e 4, 8, 9, pika 1, 11, pikat 1 e 3, 17, pikat 1, 3 e 4, 18, pika 2, 22, pika 1, 34, pika 3, 34/1, shkronja "g", e 39/1, pikat 1, 2 e 5, të këtij ligji.".
Neni 16

Pas nenit 39 shtohet neni 39/1, me këtë përmbajtje:

"Neni 39/1
Dispozita tranzitore

1. Banesat, që kanë qenë subjekt i ligjit nr.7652, datë 23.12.1992, të cilat nuk janë privatizuar ende, të privatizohen nga organet e qeverisjes vendore sipas procedurave, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

2. Banesat, që janë ndërtuar me fonde publike nga Enti Kombëtar i Banesave, të cilat 12 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, rezultojnë me kontrata të palidhura, kalojnë në pronësi të organeve të qeverisjes vendore, ku ndodhen. Kalimi i pronësisë së këtyre banesave të bëhet nga Enti Kombëtar i Banesave me miratimin e ministrit, që mbulon fushën e strehimit. Organet e qeverisjes vendore të vendosin për privatizimin e tyre vetëm nëse pas kalimit të një periudhe 5-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, familja ka paguar rregullisht qiranë e përcaktuar nga këshilli bashkiak. Privatizimi i tyre bëhet sipas kushteve, kritereve dhe procedurave, që miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Familjet, që do të strehohen në banesat në proces, të ndërtuara dhe të blera, në tregun e lirë nga Enti Kombëtar i Banesave, të përzgjidhen sipas kritereve të këtij ligji, për banesat me kosto të ulët.

4. Deri në ngritjen e strukturave efektive për realizimin e marrëveshjeve të partneritetit me sektorin privat, fondet për investime për banesa me kosto të ulët sipas shkronjës "a", të pikës 2, të nenit 33, të administrohen nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave.

5. Këshilli i Ministrave vendos për mënyrën e administrimit dhe kushtet e shitjes së banesave me kosto të ulët, që sigurohen nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave.".
Neni 17

Ligji nr.7652, datë 23.12.1992, "Për privatizimin e banesave shtetërore", i ndryshuar, shfuqizohet.

Neni 18

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare" .

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, "PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit "Për disa shtesa në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar", për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, "PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqёrore nё Republikёn e Shqipёrisё", të ndryshuar, tё bëhen kёto shtesa:

Neni 1

Nё fund tё paragrafit tё dytё, tё nenit 2, tё shtohet fjalia, me kёtё pёrmbajtje:

"Kur standardi minimal i jetesёs nuk arrihet nga pensioni bazё, Kёshilli i Ministrave ka tё drejtё tё vendosё njё shtesё tё ardhurash, nё formё kompensimi.".

Neni 2

Nё fund tё fjalisё sё parё, tё pikave 1 e 2, tё nenit 88, shtohen fjalёt "...dhe kompensimit, sipas paragrafit tё dytё, tё nenit 2...".

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI, PËR HAPJEN E PIKËS SË PËRBASHKËT KUFITARE MURIQAN-SUKOBIN, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË
MALIT TË ZI, NË MURIQAN"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Malit të Zi, për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Muriqan-Sukobin, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Malit të Zi, në Muriqan", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI, PËR HAPJEN E PIKËS SË PËRBASHKËT KUFITARE MURIQAN-SUKOBIN, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË
MALIT TË ZI, NË MURIQAN

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Malit të Zi, për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Muriqan-Sukobin, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Malit të Zi, në Muriqan.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË DISA MJEDISEVE TË "ALBA FILM STUDIO", SHA, NGA MINISTRIA E TURIZIMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE, TE MINISTRIA E BRENDSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të disa mjediseve të "Alba film studio", sha, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve te Ministria e Brendshme (Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, Drejtorisë së PMNZSH-së), sipas formularit dhe planimetrisë, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ministrisë së Brendshme (Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, Drejtorisë së PMNZSH-së), i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në këtë vendim, ta tjetërsojë apo t'ua japë në përdorim të tretëve.

3. Ngarkohen ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, PËR LEHTËSIMIN E TRANSPORTIT CIVIL JETËSOR NDËRKUFITAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, për lehtësimin e transportit civil jetësor ndërkufitar, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E PROCEDURAVE TË NOTIFIKIMIT TË KUADRIT LIGJOR TREGTAR, EKONOMIK DHE FINANCIAR, NË ORGANIZATËN BOTËRORE TË TREGTISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e procedurave të notifikimit të kuadrit ligjor tregtar, ekonomik dhe financiar, në Organizatën Botërore të Tregtisë.

I. PËRKUFIZIME:

Për qëllime të zbatimit të këtij vendimi, me termat e mëposhtme nënkuptohen:

1. "Notifikim"- detyrimi i Organizatës Botërore të Tregtisë (më poshtë OBT), për të raportuar, informuar dhe depozituar në organet përgjegjëse, për të gjitha masat me efekt në tregtinë e mallrave, shërbimeve, në pronësinë intelektuale dhe prokurimin publik, të marra nga vendet anëtare të OBT-së.

2. "Pikë referimi" – institucionet, përgjegjëse për dhënien e informacionit të nevojshëm, për kuadrin ligjor, në fuqi në Republikën e Shqipërisë për tregtinë e mallrave, të shërbimeve, për pronësinë intelektuale dhe prokurimin publik, si në përgjigje të kërkesave të vendeve anëtare të OBT-së.

3. "Masa kundërbalancuese" - tarifat doganore shtesë, të cilat zbatohen me hyrjen e mallit ne territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç tarifave doganore të kombit më të favorizuar, për të balancuar subvencionin e dhënë gjatë prodhimit, fabrikimit ose eksportimit të një produkti, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi.

4. "Masa mbrojtëse" - tarifat doganore shtesë, që zbatohen, përveç tarifave doganore të kombit më të favorizuar, në rastin kur vëllimi i mallrave të importuara është me i lartë se vëllimi normal i importit, i cili vlerësohet dhe përcaktohet në bazë të të dhënave statistikore në tri vitet e fundit, dhe që shkakton ose kërcënon të shkaktojë dëme në industrinë vendase.

5. "Taksa doganore të ndryshueshme"- taksat doganore, të cilat ndryshojnë në përputhje me kriteret e brendshme, duke synuar që çmimi i produktit në tregun e brendshëm të mbetet i pandryshuar, pavarësisht luhatjes së çmimeve në tregjet botërore.

6. "Kutia jeshile" – subvencionet e brendshme, që zbatohen në bujqësi, të cilat nuk kanë efekt ose kanë efekt minimal shtrembërues në tregti ose efekt në prodhim dhe janë të përjashtuara nga detyrimi për reduktim.

II. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Ky vendim ka për qëllim përcaktimin dhe miratimin e procedurave të notifikimit në OBT të të gjitha akteve ligjore, të dala pas anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në këtë organizatë, më 8 shtator 2000, si dhe të çdo ndryshimi të tyre, të vendimeve të Këshillit të Ministrave, rregulloreve dhe udhëzimeve, si dhe të çdo mase tjetër, me efekt, në tregtinë e mallrave, të shërbimeve, në pronësinë intelektuale, prokurimin publik dhe aviacionin civil, pavarësisht nga përputhshmëria ose jo me marrëveshjet e OBT-së, si dhe të ndryshimeve të angazhimeve specifike, që Republika e Shqipërisë ka marrë në kuadër të anëtarësimit në këtë organizatë.

2. Ministritë, institucionet e tjera, qendrore dhe të varësisë, janë të detyruara të zbatojnë detyrimet dhe procedurat specifike të notifikimit për fushat e veçanta, që mbulojnë, dhe të përfshira në marrëveshjen e Marrakeshit, që themeloi OBT-në, të parashtruara në pjesët III, IV, V, VI e VII, të këtij vendimi, përfshirë edhe ndryshime apo shtesa të detyrimeve procedurave, që do të jenë rezultat i raundeve të negociatave shumëpalëshe, që zhvillohen nga vendet anëtare të OBT-së.

3. Ngarkohen ministritë dhe institucionet e tjera qendrore, në varësi të Këshillit të Ministrave, të fillojnë kryerjen e notifikimeve, sipas fushave ne varësi të tyre, në përputhje me detyrimet e përshkruara në pjesët III, IV, V, VI e VII, të këtij vendimi, duke plotësuar formatet standarde të notifikimit, dhe t'i depozitojnë ato në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në përputhje me afatet e përcaktuara.

4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të bashkërendojë punën dhe të monitorojë përmbushjen e detyrimeve dhe të procedurave të notifikimit në OBT, si dhe të mbajë lidhjet me misionin e Republikës së Shqipërisë, pranë Kombeve të Bashkuara, dhe me organizatat e tjera ndërkombëtare, me seli në Gjenevë.

5. Ngarkohet misioni i Republikës së Shqipërisë, pranë Kombeve të Bashkuara, dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, me seli në Gjenevë, të kryejë depozitimin e notifikimeve në organet përkatëse të OBT-së dhe në qendrën e regjistrimit të notifikimeve të kësaj organizate.

6. Kuadri ligjor, që lidhet me tregtinë, duhet të notifikohet në njërën nga gjuhët zyrtare të OBT-së, në anglisht, frëngjisht ose spanjisht, në formë elektronike dhe formë të shkruar. Ngarkohen ministritë dhe institucionet e tjera qendrore të paraqesin pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (Drejtoria e Politikave Tregtare, sektori për marrëdhëniet me OBT-në dhe integrimin ekonomik), të gjithë dokumentacionin, që do të notifikohet në OBT.

7. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (Drejtoria e Politikave Tregtare, sektori për marrëdhëniet me OBT-në dhe integrimin ekonomik), të jetë pika e referimit të kuadrit ligjor për tregtinë e mallrave e të shërbimeve dhe pronësinë intelektuale.

8. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore, të cilat janë të detyruara të kryejnë notifikimet sipas këtij vendimi, të caktojnë një pikë kontakti dhe të njoftojnë Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, brenda 30 ditëve pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Kjo pikë kontakti do të jetë përgjegjëse për bashkërendimin e punës në përmbushje të detyrimeve të notifikimeve, sipas fushave që mbulon institucioni.

9. Me vendim të Këshillit të Ministrave bëhen:

a) notifikimi i kuadrit ligjor për rregullat teknike, standardet, procedurat për vlerësimin e konformitetit, të cilat lidhen me zbatimin e marrëveshjes për barrierat teknike ne tregti, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara.
b) notifikimi i kuadrit ligjor, për standardet, masat sanitare dhe fitosanitare, në përputhje me marrëveshjetë OBT-së .

III. DETYRIMET PËR NOTIFIKIMIN E MASAVE, ME EFEKT
NË TREGTINË E MALLRAVE

1. Në zbatim të neneve II, "Skeduli i koncesioneve", III, "Trajtimi kombëtar dhe rregulloret për taksimin e brendshëm", X, "Publikimi dhe administrimi i rregullave tregtare", XI, "Eliminimi i përgjithshëm i kufizimeve sasiore", XVI, "Subvencionet", XVIII, "Asistenca e qeverisë për zhvillimin ekonomik"; XXIV, "Aplikimet territoriale, zonat e tregtisë së lirë dhe bashkimet doganore", XXVIII, "Modifikimi i skeduleve të koncesioneve tarifore" të marrëveshjes të përgjithshme "Për tarifat dhe tregtinë", GATT, 1994, institucionet e mëposhtme, duhet të notifikojnë:
i. tarifat doganore detyruese ndaj OBT-së dhe tarifat doganore të kombit më të favorizuar, të çdo viti fiskal. Notifikimi bëhet brenda datës 31 mars të çdo viti. Institucioni përgjegjës është Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
ii. të dhënat e hollësishme të importit, të ndara me shtete dhe me kode tarifore. Afati maksimal i notifikimit është data 30 shtator i çdo viti pasardhës. Institucioni përgjegjës është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
iii. tarifat preferenciale, në kuadër të sistemit të përgjithshëm të preferencave. Notifikimi i tyre të kryhet përpara hyrjes në fuqi të sistemit të tarifave preferenciale. Institucioni përgjegjës është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
iv. kuotat tarifore, mbitaksat dhe detyrime të tjera, të ndryshme nga tarifat doganore të kombit më të favorizuar. Notifikimi të kryhet menjëherë, me marrjen e masave të tilla. Institucioni përgjegjës është Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
v. të gjitha ligjet dhe rregulloret, që lidhen me taksat që zbatohen brenda vendit. Notifikimi të kryhet menjëherë, me miratimin e ligjeve dhe të rregulloreve. Institucioni përgjegjës është Ministria e Financave.
vi. taksat e eksporteve dhe taksat doganore të ndryshueshme. Notifikimi të kryhet menjëherë, me marrjen e masave të tilla. Institucioni përgjegjës është Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
vii. subvencionet në eksporte, përjashtimet nga taksat dhe financimet koncesionare për eksportet. Notifikimi të kryhet menjëherë, me marrjen e masave të tilla. Institucioni përgjegjës është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
viii. zonat e lira, përfshirë edhe prodhimin që rezulton nga përdorimi i lëndëve të para, të përjashtuara nga tarifat doganore, kur prodhimi është i destinuar për eksport. Notifikimi të kryhet menjëherë, me miratimin e kuadrit ligjor për zonat e lira. Institucioni përgjegjës është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
ix. kontrollet për kursin e këmbimit, që lidhen me importet dhe eksportet. Notifikimi bëhet menjëherë, me marrjen e masave të tilla. Institucioni përgjegjës është Ministria e Financave.
x. shkëmbimet tregtare mall me mall, të miratuara nga organet shtetërore. Notifikimi të kryhet menjëherë, me marrjen e masave te tilla. Institucioni përgjegjës është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
xi. marrëveshjet e tregtisë së lirë ose marrëveshjet për krijimin e bashkimeve doganore, si dhe përgjigjet për pyetje standarde, të miratuara nga vendet anëtare. Notifikimi të kryhet menjëherë, me nënshkrimin e tyre, por para hyrjes në fuqi. Institucioni përgjegjës është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
xii. ndryshimet e angazhimeve tarifore, të përfshira në skedulin e koncesioneve tarifore, pjesë e protokollit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në OBT. Notifikimi të kryhet të paktën 3 muaj përpara zbatimit. Institucioni përgjegjës është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në zbatim të paragrafeve të dytë dhe të tretë, të nenit 18, "Rishikimi i zbatimit te angazhimeve", të marrëveshjes së bujqësisë, duhet të notifikojë:

i. të gjitha llojet e subvencioneve, që mbulohen nga kategoria e "Kutia jeshile", të tilla si:
a) shërbime të përgjithshme;
b) krijimi i rezervave, për qëllime të sigurisë ushqimore;
c) ndihma ushqimore e brendshme;
ç) pagesat e drejtpërdrejta për prodhuesit;
d) mbështetje për të ardhurat e përgjysmuara;
dh) pjesëmarrja financiare e shtetit në programet e sigurimit të të ardhurave dhe në programet e sigurisë neto të të ardhurave;
e) pagesat (të kryera qoftë drejtpërdrejt, qoftë përmes një pjesëmarrjeje financiare të qeverisë në programet e sigurimit të prodhimeve) për ndihmë në raste të katastrofave natyrore;
ë) ndihma për rregullime strukturore, të dhëna nëpërmjet programeve, që lidhen me daljen në pension;
f) ndihma për rregullime strukturore, të dhëna nëpërmjet programeve të daljes në pension, që lidhen me heqjen e burimeve të prodhimit;
g) ndihma për axhustime strukturore, të dhëna përmes ndihmës për investime;
gj) pagesa, në kuadër të programeve mjedisore;
h) pagesa në kuadër të programeve të ndihmës rajonale;
i) subvencione të tjera.

ii. subvencionet e brendshme, të cilat jepen në përputhje me paragrafin e pestë, të nenit 6, të marrëveshjes për bujqësinë, "Angazhimet për subvencionet e brendshme", pagesat e drejtpërdrejta, në kuadër të programeve të kufizimit të prodhimit, të tilla si:
a) pagesa, që bazohen te sipërfaqet fikse ose te rendimenti;
b) pagesa, në nivelin 85 për qind ose më pak të nivelit bazë të prodhimit;
c) pagesa për gjënë e gjallë, që bëhet në bazë të një numri fiks krerësh.
iii. subvencionet për produkte specifike, të cilat nuk e kalojnë nivelin minimal prej 5% të prodhimit bujqësor për këto produkte;
ose
subvencione në total për të gjithë bujqësinë, që nuk e kalojnë nivelin minimal prej 5 % të totalit të prodhimit të përgjithshëm bujqësor, kur subvencioni jepet, në përgjithësi, për të gjitha degët e bujqësisë.
iv. subvencionet, që jepen për eksportimin e produkteve bujqësore, si dhe subvencione të tjera të palejueshme, të cilat iu nënshtrohen procedurave të kompensimeve tregtare.

Për të gjitha llojet e subvencioneve, notifikimi duhet të kryhet brenda 90 ditëve të para të vitit, për të cilin është dhënë subvencioni.

3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në zbatim të nenit 5, "Notifikimi dhe marrëveshjet transitore", të marrëveshjes "Për masat, që lidhen me investimet – TRIMS", të notifikojë brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, të gjitha masat, të shprehura në ligje, vendime apo akte administrative, që lidhen me:

i. blerjen ose përdorimin nga një shoqëri ose nga ndonjë burim i brendshëm, të produkteve me origjinë shqiptare, të ofruara qoftë edhe si një produkt i veçantë, në formën e vëllimit apo vleftës së tyre ose në formën e raportit të vëllimit a të vleftës të prodhimit vendas;
ii. përdorimin ose blerjen nga shoqëritë, të produkteve të importit, të kufizuara në vlerë ose vëllim, në përqindje ose shifër, të prodhimit vendas të eksportuar;
iii. kufizimet në importimin e produkteve të përdorura apo të lidhura me prodhimin vendas, në përgjithësi ose në një masë, që lidhet me vëllimin ose vlerën e prodhimit të brendshëm, që eksportohet;
iv. importimin, nga një ndërmarrje, të produkteve që përdoren ose janë të lidhura me prodhimin vendas, duke kufizuar shkëmbimin valutor, në një sasi, në varësi të valutës së futur nga kjo ndërmarrje;
v. eksportimin ose shitjen për eksport te produkteve të një ndërmarrjeje, pavarësisht nëse shprehet në formën e produktit të veçantë, në formën e vëllimit apo vleftës së produkteve, apo në raport me vëllimin apo vleftën e prodhimit të saj të brendshëm.

4. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në zbatim të nenit 6, "Transparenca" të marrëveshjes "Për masat që lidhen me investimet–TRIMS", të zbatojë detyrimin për notifikim dhe publikim të të gjithë kuadrit ligjor ekzistues, të ndryshimeve te tij si dhe të kuadrit të ri, të hartuar, që rrjedhin nga neni X, i GATT-it, 1994. Raportimi bëhet sa herë që një akt ligjor/nënligjor, që lidhet me investimet, miratohet nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë.

5. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në zbatim të paragrafëve të katërt e të pestë, të nenit 16, "Komiteti për praktikat antidumping", dhe të nenit 18.5, "Dispozita përfundimtare", të marrëveshjes për zbatimin e nenit VI, të marrëveshjes së përgjithshme "Për tarifat dhe tregtinë, GATT, 1994", (Marrëveshja për masat antidumping), të notifikojë:
i. masat antidumping, të vendosura në Republikën e Shqipërisë për produkte te caktuara. Raportimi të jetë periodik, 6-mujor. Për 6-mujorin e parë, raportimi bëhet brenda datës 30 qershor kurse për 6-mujorin e dytë bëhet brenda datës 31 dhjetor, të çdo viti.
ii. kuadrin ligjor ekzistues dhe ndryshimet e tij, si dhe kuadrin e ri ligjor. Notifikimi të kryhet menjëherë, pas miratimit të kuadrit ligjor.
iii. autoritetin përgjegjës, që ndërmerr dhe ndjek hetimet për praktikat antidumping. Notifikimi të kryhet menjëherë, me ngritjen e këtij autoriteti.

6. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në zbatim të nenit 22, "Legjislacioni kombëtar", të marrëveshjes për zbatimin e nenit VII, të marrëveshjes së përgjithshme, "Për tarifat dhe tregtinë, GATT, 1994", (Marrëveshja për vlerësimin doganor), si dhe të vendimeve, që lidhen me interpretimin e marrëveshjes për vlerësimin doganor, të notifikojë:

i. të gjitha ligjet, rregulloret dhe vendimet administrative ekzistuese, që lidhen me zbatimin e marrëveshjes së mësipërme, kuadrin ligjor në fuqi, menjëherë, me miratimin e tyre.
ii. datën e zbatimit, në legjislacionin e brendshëm, të vendimit të OBT-së, "Për trajtimin e pagesave të interesave, në vlerësimin doganor të mallrave të importuara", nëse pranohet vendimi.
iii. datën e zbatimit, në legjislacionin e brendshëm, të vendimit të OBT-së, "Për përcaktimin e vlerës së mjeteve transmetuese, bartëse të programeve kompjuterike për pajisje përpunuese të dhënash", nëse pranohet vendimi.
iv. pyetësorin e miratuar nga OBT-ja, për çështje të vlerësimit doganor.

7. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në zbatim të nenit 5, "Notifikimi", të marrëveshjes së inspektimit para ngarkimit, të notifikojë, tekstin e ligjeve dhe të rregulloreve, për shërbimin e inspektimit para ngarkimit, menjëherë pas botimit të tyre.

8. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në zbatim të nenit 5, "Informimi dhe procedurat për modifikimin, prezantimin e rregullave të reja të origjinës", dhe të aneksit II, "Deklarata e përbashkët për rregullat preferenciale të origjinës", të marrëveshjes për rregullat e origjinës, të notifikojë:

i. rregullat ekzistuese të origjinës, akteve nënligjore të Këshillit të Ministrave dhe rregullat administrative me zbatim të përgjithshëm dhe që lidhen me rregullat e origjinës, që janë në fuqi në datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Notifikimi të kryhet brenda 90 ditëve pas hyrjes në fuqi të marrëveshjeve të OBT-së;
ii. aktet e reja ligjore, që ndryshojnë rregullat ekzistuese të origjinës apo përcaktojnë rregulla të reja origjine. Notifikimi të kryhet, 60 ditë përpara hyrjes në fuqi te tyre.
iii. rregullat preferenciale të origjinës, përfshi këtu edhe marrëveshjet preferenciale për këto rregulla, vendimet e Këshillit të Ministrave dhe rregullat administrative, me zbatim të përgjithshëm, që lidhen me rregullat preferenciale të origjinës, si dhe çdo ndryshim i mëtejshëm të tyre. Notifikimi të kryhet menjëherë, me miratimin e rregullave preferenciale.

9. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujërave, në zbatim të neneve 1, "Dispozita të përgjithshme", 4, "Notifikimi", 7, "Rishikimi" dhe 8, "Dispozita përfundimtare", të marrëveshjes për licencimet e importeve, të notifikojnë:

i. burimin, ku është botuar informacioni për procedurat e dhënies së licencave të importit. Notifikimi të kryhet menjëherë, me marrjen e një mase të tillë.
ii. ndryshimet, që u bëhen procedurave ekzistuese të licencimit të importeve. Notifikimi të kryhet brenda 60 ditëve nga miratimi i tyre.
iii. plotësimin e pyetësorit për procedurat e licencimit të importeve dhe procedurat e ngjashme administrative. Notifikimi kryhet brenda datës 30 shtator të çdo viti.
iv. kuadrin ligjor dhe të gjitha vendimet administrative, që lidhen me dhënien e licencave të importit, si dhe çdo ndryshim të këtij kuadri ligjor. Notifikimi, të kryhet me hyrjen ne fuqi të marrëveshjes së licencimit të importeve, si dhe në çastin e miratimit të ndryshimeve.

10. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në zbatim të nenit XVI, "Subvencionet", të GATT-it, 1994, të neneve 25, "Notifikimet", dhe 36, "Dispozita të tjera përfundimtare", të marrëveshjes për subvencionet dhe masat kundërbalancuese, të notifikojë:

i. të gjitha llojet e subvencioneve, qofshin këto subvencione për produkte ose industri specifike apo, subvencione të drejtpërdrejtë ose jo. Notifikimi të kryhet menjëherë, me marrjen e këtyre masave.
ii. autoritetin kombëtar përgjegjës, që ndërmerr dhe drejton procedurat e hetimit për masat kundërbalancuese, si dhe procedurat e brendshme, që rregullojnë nisjen dhe ndjekjen e hetimit. Notifikimi të kryhet menjëherë, me krijimin e këtij autoriteti.
iii. të gjithë kuadrin e plotë ligjor rregullator apo vendimet dhe procedurat administrative, që lidhen me subvencionet dhe masat kundërbalancuese ekzistuese, dhe çdo ndryshim të mëvonshëm të këtij kuadri ligjor apo të ri. Notifikimi të kryhet, me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së OBT-së, si dhe menjëherë me kryerjen e çdo ndryshimi.
iv. vendosjen e masave, paraprake dhe përfundimtare, kundërbalancuese, si dhe raportimin, në periudha 6-mujore, për vendosjen ose jo të masave kundërbalancuese për periudhën 6-mujore pararendëse. Notifikimi të kryhet menjëherë, me vendosjen e masave, si dhe brenda muajve janar dhe korrik të çdo viti, për raportimin për periudhat 6- mujore.

11. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në zbatim të nenit XIX, të GATT-it, 1994, dhe të neneve 11, "Ndalimi dhe eliminimi i disa masave", e 12, "Notifikimi dhe konsultimi", të marrëveshjes për masat mbrojtëse, të notifikojë:

i. të gjitha ligjet, rregullat dhe procedurat administrative ekzistuese, si dhe ndryshimet e kuadrit ligjor në fuqi apo të akteve të dala në zbatim të tij. Notifikimi të kryhet menjëherë, me miratimin e tyre.
ii. autoritetin kombëtar përgjegjës, që ndërmerr dhe drejton procedurat e hetimit për masat mbrojtëse, si dhe procedurat e brendshme, që rregullojnë nisjen dhe ndjekjen e hetimit. Notifikimi të kryhet menjëherë, me krijimin e këtij autoriteti.
iii. fillimin e një procesi hetimi për dëme serioze ose kërcënime për shkaktimin e dëmeve serioze në industrinë vendase. Notifikimi të kryhet menjëherë, me fillimin e procesit te hetimit.
iv. vendosjen e masave të tilla si; kufizime sasiore, përfshi këtu kufizimet vullnetare të eksporteve, si dhe marrëveshjet e zakonshme të marketingut, që ndikojnë tek importet, zvogëlimi i flukseve të eksportit, sistemet e monitorimit të çmimeve të eksportit dhe të importit, mbikëqyrja e eksporteve dhe e importeve, mbajtja e detyrueshme e karteleve për importet, skemat diskrecionare të licencimit të importeve dhe eksporteve, të cilat shërbejnë si masa mbrojtëse ndaj importeve.

12. Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave, në zbatim të neneve XII, "Kufizime për të mbrojtur bilancin e pagesave", dhe XVIII, "Asistenca e qeverisë për zhvillimin ekonomik", të marrëveshjes së GATT-it, 1994, dhe të dokumentit "Mirëkuptim për dispozitat për bilancin e pagesave, të marrëveshjes së GATT-it, 1994", të notifikojnë masat kufizuese për importin e mallrave në rastet e vështirësive serioze në bilancin e pagesave, të tilla si: ulja e menjëhershme e rezervave monetare ose, në rastin kur ka rezerva të pakta monetare. Notifikimi të kryhet jo më vonë se 30 ditë, përpara zbatimit të masave të marra.

13. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në bazë të nenit XVII, "Ndërmarrjet tregtare shtetërore", të marrëveshjes së GATT-it, 1994, si dhe të dokumentit "Mirëkuptim për interpretimin e nenit XVII, të marrëveshjes së GATT-it, 1994", të notifikojë, të paktën një herë në dy vjet, ndërmarrjet, shtetërore ose joshtetërore, tregtare, të cilave u janë dhënë privilegje ose të drejta të veçanta apo ekskluzive, si edhe ato të dhëna me Kushtetutë apo ligj, të cilat gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare ndikojnë, nëpërmjet shitjes ose blerjes, në nivelin ose drejtimin e importeve apo të eksporteve. Gjithashtu, në bazë të paragrafit, të tridhjetë të raportit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në OBT, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës duhet të depozitojë në OBT raporte vjetore për ecurinë e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, deri në përfundimin e tij.

IV. DETYRIMET PËR NOTIFIKIM TË MASAVE, ME EFEKT NË TREGTINË E SHËRBIMEVE

1. Institucionet përgjegjëse për tregtinë e shërbimeve, në zbatim të neneve III, "Transparenca", V, "Integrimi ekonomik", V bis. "Marrëveshjet për integrimin e tregjeve të punës", VII, "Njohja", VIII, "Ofruesit, monopol dhe ekskluziv, të shërbimeve", XI, "Pagesat dhe transfertat", XII, "Kufizime për të mbrojtur bilancin e pagesave", XV, "Subvencionet", XVI, "Hyrja në treg", XVII, "Trajtimi kombëtar", XXI, "Modifikimi i skeduleve", të marrëveshjes së përgjithshme për tregtinë në shërbime (GATS), të OBT-së, si dhe të skedulit të angazhimeve të veçanta në shërbime, të notifikojnë, sipas formatit përkatës:
i. ligjet, rregulloret dhe udhëzuesit administrativë të rinj apo ndryshimet e atyre ekzistuese në fushat, ku Shqipëria ka marrë angazhime të veçanta, të përfshira në skedulin e këtyre angazhimeve, pjesë e protokollit të anëtarësimit në OBT. Notifikimi të kryhet menjëherë, me miratimin e ligjit, ose të paktën një herë në vit.
ii. marrëveshjet, dypalëshe ose rajonale, të integrimit ekonomik. Notifikimi të kryhet menjëherë, me nënshkrimin e marrëveshjes apo të ndryshimeve të marrëveshjes ekzistuese.
iii. marrëveshjet, dypalëshe ose rajonale, që formojnë integrim të plotë të tregjeve të punës. Notifikimi të kryhet, menjëherë, me miratimin e marrëveshjes.
iv. masat për njohjen e njëanshme ose marrëveshjet për njohjen e ndërsjellë të diplomave apo të kualifikimeve a të kushteve për dhënien e licencave për ushtrimin e veprimtarive. Notifikimi të kryhet menjëherë, me nënshkrimin e marrëveshjes apo të ndryshimeve të marrëveshjeve ekzistuese.
v. operatorët e shërbimeve të çfarëdo lloj fushe, që veprojnë në kushte monopol apo në kushtet e ofruesit ekskluziv të shërbimit. Notifikimi të kryhet të paktën 90 ditë përpara dhënies të së drejtës së monopolit ose të së drejtës ekskluzive.
vi. masat kufizuese, që pengojnë realizimin e pagesave dhe të transfertave ndërkombëtare. Notifikimi të kryhet jo më vonë se 90 ditë përpara zbatimit të masës.
vii. masat, që merren për mbrojtjen e bilancit të pagesave. Notifikimi të kryhet menjëherë, me adoptimin e tyre.
viii. subvencionet, që jepen për sektorë apo operatorë të ndryshëm shërbimesh. Notifikimi të kryhet jo më vonë se 90 ditë përpara zbatimit të masës.
ix. masat, që krijojnë kufizime për hyrjen në treg, të tilla si kufizime në numrin e ofruesve të shërbimeve, në vlerën e përgjithshme të rezultatit të shoqërive, në numrin e operacioneve të shërbimeve, që mund të kryejë një shoqëri, në numrin e personave fizike, të huaj, që mund të punësohen në një shoqëri, në pjesëmarrjen në kapital, në llojin e formës së shoqërisë, si degë, filial apo zyrë përfaqësie, si dhe kufizime, që lidhen me domosdoshmërinë e kryerjes së testimit të tregut për nevoja ekonomike. Notifikimi të kryhet të paktën 90 ditë përpara zbatimit të këtyre masave.
x. masat diskriminuese në trajtimin kombëtar. Notifikimi të kryhet, të paktën 90 ditë përpara zbatimit të këtyre masave.
xi. masat, që lidhen me modifikimin apo tërheqjen e angazhimeve të marra në skedulin e angazhimeve të veçanta. Notifikimi të kryhet të paktën 90 ditë përpara zbatimit të këtyre masave.

2. Institucionet përgjegjëse, që duhet të përmbushin detyrimet, që rrjedhin nga pika 1, e pjesën IV, të këtij vendimi janë, si më poshtë vijon:

i. Ministria e Financave, për shërbimet e kontabilitetit dhe të taksimit;
ii. Ministria e Drejtësisë, për shërbimet ligjore, të avokatisë dhe noterisë;
iii. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për shërbimet e ndërtimit, shërbimet profesionale të inxhinierisë, arkitekturës, urbanistikës, shërbimet mjedisore, që lidhen me pastrimin dhe kanalizimet e ujërave të zeza, transportit rrugor, detar, ajror, hekurudhor dhe shërbimet ndihmëse, që lidhen me to, shërbimet e mirëmbajtjes dhe të riparimit të pajisjeve të transportit, si dhe shërbimet postare. Për shërbimet e telekomunikacionit institucion përgjegjës është dhe Enti Rregullator i Telekomunikacionit;
iv. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për shërbimet turistike, kulturore, argëtuese, sportive dhe shërbimet audio-vizuale;
v. Ministria e Shëndetësisë, për shërbimet profesionale mjekësore, stomatologjike, shërbimet e ofruara nga infermierët, mamitë, psikoterapistët dhe personeli paramjekësor, për shërbimet spitalore dhe të shitjes me shumicë e pakicë të produkteve, mjekësore dhe farmaceutike;
vi. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për shërbimet veterinare, shërbimet, që lidhen me bujqësinë, gjuetinë dhe pyjet, si dhe për legjislacionin, që lidhet me shitblerjen e tokës;
vii. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për shërbimet e biznesit, shërbimet minerare, të shpërndarjes së energjisë, të shitjes me shumicë, pakicë dhe franchising, si dhe masat për modifikimin apo tërheqjen e angazhimeve.
viii. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për shërbimet në fushën e arsimit, shërbimet kërkimore-shkencore dhe marrëveshjet për njohjen e kualifikimeve, të diplomave dhe kërkesave për licencim.
ix. Ministria e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, për lëvizjen e përkohshme të personelit të nevojshëm për menaxhimin dhe drejtimin e shoqërive të shërbimeve, si menaxherët e lartë dhe ekzekutivë, specialistët, etj, që janë të domosdoshëm për përmbushjen e veprimtarive të shërbimeve, si dhe për marrëveshjet, dypalëshe ose rajonale, të integrimit në tregjet e punës;
x. Banka e Shqipërisë, për shërbimet, bankare dhe financiare, lëvizjen dhe kontrollet e flukseve te kapitalit, si dhe masat që lidhen me mbrojtjen e bilancit të pagesave;
xi. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për shërbimet e sigurimit, të risigurimit dhe për shërbimet e letrave me vlerë dhe fondet e pensioneve;
xii. Ministria e Financave dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël, për profesionin e ekspertit kontabël (auditimit).

V. DETYRIMET PËR NOTIFIKIMIN E MASAVE TREGTARE, QË LIDHEN ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE

1. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Drejtoria e Përgjithshme e Markave dhe Patentave, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Autoriteti i Konkurrencës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Në zbatim të neneve 1, "Natyra dhe fusha e zbatimit të detyrimeve", 3, "Trajtimi kombëtar", 4, "Trajtimi i kombit më të favorizuar", 9, "Lidhja me Konventën e Bernës", 63, "Transparenca", të marrëveshjes së TRIPS-it, të notifikojnë:

i. të gjitha ligjet, vendimet e Këshillit të Ministrave, rregulloret, dhe vendimet administrative dhe përditësimin e tyre, që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Notifikimi të kryhet menjëherë, me miratimin e tyre.
ii. përkufizimin ligjor të rrethit të personave, që përfitojnë nga marrëveshja e TRIPS-it. Notifikimi të kryhet, menjëherë, me përcaktimin e këtij përkufizimi.
iii. dhënien e trajtimit kombëtar, sipas kërkesave të nenit 6, të konventës së Bernës ose të paragrafit 1 (b), të nenit 16, të konventës së Romës. Notifikimi të kryhet me dhënien e trajtimit të kombit më të favorizuar.
iv. të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, ku Shqipëria është palë, të cilat përcaktojnë disa tipe përjashtimesh nga parimi i kombit më të favorizuar. Notifikimi të kryhet menjëherë, me miratimin e këtyre marrëveshjeve.

2. Institucionet përgjegjëse, që duhet të përmbushin detyrimet, që rrjedhin nga pika 1, e pjesës V, e këtij vendimi janë:
i. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për të drejtat e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me to;
ii. Drejtoria e Markave dhe Patentave, për detyrimet, që lidhen me pronësinë industriale;
iii. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për detyrimet, që lidhen me treguesit gjeografikë;
iv. Autoriteti i Konkurrencës, për kuadrin ligjor për konkurrencën, kur ndryshimet lidhen me çështje të mbrojtjes të së drejtave të pronësisë intelektuale, nga konkurrenca e pandershme;
v. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për kodin doganor ose dispozitat zbatuese te tij, kur këto lidhen me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale nga mallrat pirate dhe të falsifikuara.

VI. DETYRIMET PËR NOTIFIKIMUN E MASAVE ME EFEKT NË FUSHËN E PROKURIMIT PUBLIK

1. Agjencia e Prokurimit Publik në zbatim të nenit XIX, "Informimi dhe rishikimi në lidhje me detyrimet e palëve", të marrëveshjes së prokurimit publik, të notifikojë të gjitha ligjet, rregulloret dhe procedurat administrative, që rregullojnë veprimtarinë në fushën e prokurimeve publike. Notifikimi të kryhet menjëherë, me miratimin e tyre.

2. Përveç kësaj, kjo agjenci duhet të përgatisë një raport vjetor, për statistikat e shoqërive, që kanë fituar kontrata publike, sipas vendeve, vlerës së kontratës, mallrave, shërbimeve apo punimeve të kryera, etj, në bazë të një pyetësori, të hartuar dhe të miratuar, nga vendet anëtare të OBT-së. Notifikimi i raportit të kryhet, një herë në vit, për të dhënat statistikore të vitit pararëndës.

VII. DETYRIMET PËR NOTIFIKIMIN E MASAVE, QË MBULOHEN NGA MARRËVESHJA E OBT-SË, PËR AVIACIONIN CIVIL

1. Drejtoria e Përgjithshme Aviacionit Civil, në zbatim të nenit 9.4, "Legjislacioni kombëtar i marrëveshjes për aviacionin civil", të notifikojë të gjitha ligjet, rregulloret dhe aktet administrative ekzistuese, që lidhen me zbatimin e kësaj marrëveshjeje, si dhe çdo ndryshim dhe akt të ri ligjor. Notifikimi duhet të bëhet menjëherë, me miratimin e tyre.

VIII. DISPOZITA TË FUNDIT

Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

IX. HYRJA NË FUQI

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

KRITERET E NDËRTIMIT ME KONCESION, TË FORMËS ROT/BOT, TË TERMOCENTRALIT, NË FIER

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 "Për koncesionet", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ndërtimi me koncesion, të formës ROT/BOT, të impiantit të prodhimit të energjisë elektrike, në Fier.

2. Kriteret për dhënien me koncesion, përveç atyre të parashikuara në ligjin "Për koncesionet", do të jenë edhe ato të përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI DHE REHABILITIMI I SEGMENTIT RRUGOR SHKODËR-VELIPOJË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, " Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik", dhe tё nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarёve të pasurive të paluajtshme, pronë private, qё preken nga ndёrtimi dhe rehabilitimi i segmentit rrugor Shkodёr-Velipojё.

2. Shpronësimi tё bëhet në favor të Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Rrugёve.

3. Pronarёt e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masёs pёrkatёse, qё paraqitet nё tabelёn, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi, për sipërfaqen 2 347 m2 tokё/arё, tё vlerёsuar me çmimin 500 lekё/m2, me vlerё tё pёrgjithshme prej 1 173 500 (njё milion e njёqind e shtatёdhjetё e tre mijё e pesёqind) lekёsh; ullishte, me sipёrfaqe 240 m2, me çmimin 500 lekё/m2, me vlerё tё pёrgjithshme prej 120 000 (njёqind e njёzet mijё) lekёsh; kullotё, me sipёrfaqe 2 561 m2, me çmimin 300 lekё/m2, me vlerё 768 300 (shtatёqind e gjashtёdhjetё e tetё mijё e treqind) lekё; drufrutorё, me vlerё 196 600 (njёqind e nёntёdhjetё e gjashtё mijё e gjashtёqind) lekё, me njё vlerё tё pёrgjithshme shpronёsimi prej 2 258 400 (dy milionё e dyqind e pesёdhjetё e tetё mijё e katёrqind) lekёsh.

4. Shpenzimet procedurale, në shumën 266 500 (dyqind e gjashtёdhjetё e gjashtё mijë e pesёqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 2 258 400 (dy milionё e dyqind e pesёdhjetё e tetё mijё e katёrqind) lekёsh, të përballohet nga llogaria speciale, e krijuar si transfertё kapitale pёr t'u pёrdorur pёr shpronёsimet.

6. Shpronësimi të fillojё mё 1.3.2007 dhe tё përfundojë brenda 31.3.2007.

7. Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve tё bёjё likuidimin e pronarёve, brenda afatit tё parashikuar nё pikёn 6, tё kёtij vendimi.

8. Pronarёt e pёrmendur nё listёn, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi, pёr tё cilёt ёshtё bёrё shёnimi "Plotёsim dokumentacioni", "Proces regjistrimi" dhe "Pretendim pronёsie", tё kompensohen, pёr efekt shpronёsimi, pasi tё kenё paraqitur dokumentacionin e plotё tё pronёsisё pranё Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Rrugёve. Deri nё kёto çaste paratё do tё qёndrojnё tё bllokuara nё bankё.

9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI, NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE, PËR KRYERJEN, JASHTË VENDIT, TË TRANSPLANTIT TË VESHKËS, PRANË QENDRËS SPITALORE UNIVERSITARE "IBNI SINA HASTANESI SIHHIYE", ANKARA, TURQI, PËR DISA SHTETAS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë", dhe të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, në zërin "Shpenzime për mallra e shërbime", t'i shtohet fondi prej 18 100 000 (tetëmbëdhjetë milionë e njëqind mijë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve, për kryerjen, jashtë vendit, të transplantit të veshkës, për disa shtetas.

2. Lejimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që, me fondin prej 18 100 000 (tetëmbëdhjetë milionë e njëqind mijë) lekësh të kryejë transplantin e veshkës për 12 shtetas, pranë qendrës spitalore universitare "Ibni Sina Hastanesi Sihhiye", Ankara, Turqi, përmes shoqërisë Enar Saglik ve Egitim Hiz. Ltd., Ankara, Turqi.

3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

4. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë të negociojë dhe të lidhë kontratën me Enar Saglik ve Egitim Hiz. Ltd., Ankara, Turqi, për kryerjen e transplantit të veshkës, pranë qendrës spitalore universitare "Ibni Sina Hastanesi Sihhiye", Ankara, Turqi.

5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *

V E N D I M

PËR

OBJEKTET E KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH), SHA-SË, QË NUK DO TË KONSIDEROHEN PJESË TË SEKTORËVE ME RËNDËSI TË VEÇANTË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.8306, datë 14.3.1998, "Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë", të neneve 4, pika 3, dhe 5, pika 3, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, "Për koncesionet", dhe të nenit 22, të ligjit nr.7512, datë 10.8.1999, "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Nuk do të konsiderohen pjesë të sektorëve me rëndësi të veçantë objektet e mëposhtme të KESH, sha-së:

• Termocentrali, Tiranë;
• Termocentrali, Cërrik;
• Termocentrali, Vlorë;
• Termocentrali, Kuçovë;
• Termocentrali, Korçë;
• Termocentrali, Maliq;
• Termocentrali, Fier.

2. Objektet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, të cilat vlerësohen se paraqesin interes për investime private, në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, të jepen me koncesion, duke filluar me çmimin simbolik 1 euro. Pjesa tjetër e objekteve do t'i nënshtrohen procedurave të privatizimit, sipas akteve, ligjore dhe nënligjore, në fuqi.

3. Autoriteti kontraktues për dhënien me koncesion të këtyre objekteve është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

4. Shpenzimet, për realizimin e procedurave për dhënien me koncesion, të përballohen nga KESH, sha-ja.

5. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›