Sot paradite, Kryeministri Berisha priti në takim Zonjën Doris Pack, Kryetare e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, e cila shoqërohej nga ekipi i Parlamentit Evropian qÃ
Sot paradite, Kryeministri Berisha priti në takim Zonjën Doris Pack, Kryetare e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, e cila shoqërohej nga ekipi i Parlamentit Evropian që do të raportojë për zgjedhjet vendore.
Kryeministri i uroi mirëseardhjen dhe e falënderoi Zonjën Pack për vizitën, duke u shprehur se ajo vjen në Tiranë në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, një ditë para zgjedhjeve vendore. Kryeministri shprehu bindjen se procesi i zgjedhjeve do të jetë një proces i qetë dhe se zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kryeministri i prezantoi Zonjës Pack situatën parazgjedhore me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve shqiptarë.
Zonja Pack e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë që i rezervoi dhe theksoi se është shumë e rëndësishme që zgjedhjet e të dielës të zhvillohen të qeta dhe të plotësojnë standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Kryeministri dhe Zonja Pack diskutuan gjithashtu edhe çështje të tjera që lidhen me reformat e qeverisë, zhvillimin ekonomik të vendit me ritme të shpejta, masat e qeverisë për eliminimin e informalitetit dhe ekstralegalitetit, çështjen e regjistrit civil dhe regjistrimit të popullsisë dhe pajisjes së popullsisë me karta identiteti etj..
Kryeministri e siguroi Zonjën Pack për gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.