Të premten paradite, Kryeministri Berisha përuroi segmentin rrugor Milot-Skurraj, pjesë e rrugës Milot-Rrëshen. Ky segment ka një gjatësi 9 kilometra, me vlerë prej 11.7 milion dollarë. Rruga
Të premten paradite, Kryeministri Berisha përuroi segmentin rrugor Milot-Skurraj, pjesë e rrugës Milot-Rrëshen. Ky segment ka një gjatësi 9 kilometra, me vlerë prej 11.7 milion dollarë. Rruga Milot-Rrëshen, me gjatësi 26 km, e përbërë nga tre segmente, është financim i Bankës Botërore, OPEC-ut dhe qeverisë shqiptare, me vlerë 41 milion dollarë.
Kryeministri Berisha u shpreh se inagurimi i kësaj rruge kompleton trajektoren e autostradës së madhe që do të lidhë Durrësin me Morinën dhe Prishtinën.
Duke vlerësuar faktin e modernizmit të përditshëm të transportit në Shqipëri, kryeministri theksoi se vendi është kthyer në një kantier të madh ndërtimi, ku po punësohen mijëra punëtorë.
Më tej, Kryeministri u shpreh:
"Me këtë inagurim kompletohet e gjithe trajektorja e autostrades se madhe, që do të lidhë Durrësin me Morinën dhe Prishtinën. Kjo distance, ky segment prej 26 km ishte parashikuar të përfundonte në 2 vjet, por firma prestigjoze sllovene, që ka marrë përsipër ndërtimin e këtij segmenti, angazhohet ta perfundoje ate ne 16 muaj.
Ne kete mënyrë transporti ne Shqipëri do të behet çdo dite e me evropian, por nuk mund te anashkalohet fakti se ne kete kantier te madh ndërtimi, që është shndërruar vendi, po punësohen me mijera e mijera punetore. Në rast se kjo qeveri, u cilësua si qeveri e ndërtimit të rrugëve, do të thoja se rruget jane aspektet krysore te kesaj qeveria, por ajo eshte e angazhuar ne reforma të thella shume disiplinore.
Kjo autostrada inagurohet ne prag te fitores se madhe, fitores më të madhe, të koalicionit te shumë partive, fitore, e cila do të shpejtoje ndertimin e autosradave, hidrocentraleve, termocentraleve, punësimin e qytetarëve shqiptarë, do të shpejtojë, rritjen e rrogave, pensioneve, modernizimin e shkollave, të shërbimit shëndetsor, të furnizimit me ujë, pra eshte nje ogur I bardhe edhe për fitoren, por edhe për qytetarët shqiptarë."