E Diel, 1 Nëntor 2026

"Të dashur qytetarë të fitores, qytetarë të shpresës, qytetarë të besimit, respektit dhe të së ardhmes, Gëzuar 18 shkurtin, ditën tuaj, ditën e fitores, ditën e madhe të udhëtimit t

"Të dashur qytetarë të fitores, qytetarë të shpresës, qytetarë të besimit, respektit dhe të së ardhmes,

Gëzuar 18 shkurtin, ditën tuaj, ditën e fitores, ditën e madhe të udhëtimit tonë të përbashkët!

Të dashur kandidatë për kryetarë bashkish e komunash të 18 shkurtit,

Gëzuar fitoren!

I dashur Zoti Olldashi,

Tirana me padurim po pret fitoren tënde. Fytyra e vërtetë e saj je ti. Pastërtia e saj qytetare je ti. Respekti i saj familjar je ti. 18 shkurti është fitorja e Tiranës, fitorja e mbarë Shqipërisë.

Qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë,

Sot, nga ky shesh, kryesheshi i vendit dhe kombit, ju dërgoni në çdo vatër shqiptare, në çdo zemër shqiptare mesazhin e fitores. Rrofshi ju! Rroftë kombi shqiptar!

Të vazhdojmë së bashku është thirrja juaj qytetare. Të vazhdojmë së bashku është thirrja juaj vëllazërore në udhëtimin tonë të shpresës, të besimit, të begatisë, të sigurisë, të integrimit. Ne do të fitojmë.

Të vazhdojmë së bashku për të rinjtë shqiptarë, sepse zotimi ynë është shkollim, punësim, lëvizje të lirë, të ardhmen e ndritur që meritojnë.

Të vazhdojmë së bashku është kushtrimi ynë për të gjitha familjet shqiptare, sepse familja është epiqendra e jetës sonë, e lumturisë, dashurisë, solidaritetit dhe shoqërisë sonë.

Të vazhdojmë së bashku udhëtimin tonë të solidaritetit të madh njerëzor. Ne jemi zotuar se nga shoqëria nuk ka dhe nuk do të ketë të përjashtuar, se qeveria shqiptare do të qëndrojë pas çdo anëtari të shoqërisë.

Të vazhdojmë së bashku, për të rritur me shpejtësi mirëqenien tonë. Pensione më të mëdha, rroga më të mëdha, vende pune më të shumta, këto janë zotimet tona.

Të vazhdojmë së bashku, të dashur biznesmenë shqiptarë, sepse ulja e taksave, përgjysmimi i tyre, lehtësitë për ju, janë dhe mbeten zotimi ynë.

Të vazhdojmë së bashku, të dashur qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, sepse ne paraqesim para jush qeveritarët, për të cilët, jo bulevardi, jo tarafi, por ju dhe vetëm ju jeni epiqendra e tyre.

Të vazhdojmë së bashku, sepse Tirana, kryeqyteti i vendit, po numëron sekondat dhe orët e don Edvinit. Zoti Edvin kriza, atje ku je, në atë shesh, që sot, për fat të keq, e ke shndërruar si shesh të kuq, në një kohë që është sheshi i Nënë Terezës, do të të them se bëre çdo gjë të mos lejosh qytetarët të votojnë, të mos lejosh qytetarët të fitojnë. Por ja ku jemi, më shumë se kurrë, ja ku jemi më të bashkuar se kurrë, ja ku jemi, këtu, me mbarë Shqipërinë, për të votuar si qytetarë të lirë, si qytetarë evropianë, qytetarë të denjë, për të numëruar çdo votë, për të bërë që vota e çdo qytetari të ketë peshën e saj. Ndërsa ti, kurbani i 18 shkurtit, do të dalësh në profesion të lirë, si piktori më i dështuar i këtij vendi.

Qytetarë të fitores,

Nesër, të bëjmë çdo përpjekje, përgatitjet e fundit që zgjedhjet e 18 shkurtit të jenë zgjedhjet më të mira, më të lira në historinë tonë kombëtare. Vota e lirë është margaritari, është drita e fitores sonë të madhe.

Edvin, në 20 shkurt, 16 vjet më parë përmbysëm bustin e diktatorit. Në 18 shkurt, Edvin, ti që kalove rininë duke lustruar këpucët e tij, do të largohesh nga bashkia, do të largohesh nga qyteti, do të shkosh në Pezë të jetosh me kujtimet e muzeut tënd.

Qindra vëzhgues kanë ardhur të vëzhgojnë zgjedhjet tona. Duke u shprehur atyre mirënjohjen, ju ftoj t'u provojmë atyre se ne jemi të vendosur të respektojmë votën e njëri-tjetrit, të votojmë të lirë dhe me dinjitet, jemi të vendosur, me vullnetin tonë të hekurt, të ecim drejt tyre, drejt Bashkimit Evropian, drejt NATO-s, të zgjerojmë çdo ditë liritë për njëri-tjetrin.

Të vazhdojmë së bashku udhëtimin tonë drejt të ardhmes që meritojmë, drejt prosperitetit, sigurisë, paqes, stabilitetit, punësimit, shkollimit, begatimit më të madh.

Rroftë Tirana! Rroftë Shqipëria!

Gëzuar fitoren, fitoren e madhe e të shkëlqyer, fitoren më të thellë që Shqipëria ka pasur në tërë historinë e saj."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›