E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot pasdite, Kryeministri Berisha uroi, nëpërmjet një bisede telefonike, Presidentin e Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, me rastin e zgjedhjes së tij kryetar i Partisë Lëvizja Demokratike e Kosovës,

Sot pasdite, Kryeministri Berisha uroi, nëpërmjet një bisede telefonike, Presidentin e Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, me rastin e zgjedhjes së tij kryetar i Partisë Lëvizja Demokratike e Kosovës, në Kuvendin e kësaj partie.

Me këtë rast, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta të Partisë Demokratike për zgjedhjen tuaj në këtë post të lartë, duke shprehur besimin se marrëdhëniet mes dy partive simotra do të kenë bashkëpunim të ngushtë, ashtu si në këto 15 vite të pluralizimit, tha Kryeministri.

Nga ana e tij, Presidenti Sejdiu falënderoi Kryeministrin Berisha për urimet e tij të përzemërta dhe e siguroi atë se marrëdhëniet ndërmjet dy partive respektive do të vazhdojnë të jenë të ngushta dhe në të ardhmen do të intensifikohen më tej.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›