E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave, pasi mori në shqyrtim rendin e ditës, miratoi vendimet e mëposhtëme: V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR DISA SHTESA NË LIG

Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave, pasi mori në shqyrtim rendin e ditës, miratoi vendimet e mëposhtëme:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8981, DATË 12.12.2002, "PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE", TË NDRYSHUAR"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për disa shtesa në ligjin nr.8981, datë 12.12.2002, "Për miratimin e niveleve të tarifës doganore", të ndryshuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8981, DATË 12.12.2002, "PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE",
TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.8981, datë 12.12.2002, "Për miratimin e niveleve të tarifës doganore", të ndryshuar, të bëhen këto shtesa:

Neni 1

Pas nenit 1 shtohen nenet 1/1 dhe 1/2, me këtë përmbajtje:

"Neni 1/1

Në tarifën doganore në fuqi, të Republikës së Shqipërisë, nivelet e taksave doganore ndryshojnë sipas aneksit, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni1/2

Ngarkohet Këshilli i Ministrave të harmonizojë, në tarifën doganore të Republikës së Shqipërisë, masat tarifore, të parashikuara në nenin 1, të këtij ligji, duke u bazuar në nomenklaturën e kombinuar të Bashkimit Europian, për vitin 2007.".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2007.

K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

Lista me 39 (tridhjetë e nëntë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 48 (dyzet e tetë).

2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË I TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, BASHKISË BERAT, TË QARKUT TË BERATIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 3, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, "Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

3. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që i transferohen, në pronësi ose në përdorim, bashkisë Berat, të qarkut të Beratit, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj bashkie, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Berat, miratuar me vendimin nr.326, datë 21.5.2004, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në bashkinë e Beratit".

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Beratit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË I TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, KOMUNËS CUKALAT, TË QARKUT TË BERATIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, "Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

5. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që i transferohen, në pronësi ose në përdorim, komunës Cukalat, të qarkut të Beratit, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Cukalat, të qarkut të Beratit, miratuar me vendimin nr.2, datë 7.1.2005, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Cukalat".

6. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Cukalat për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E METODOLOGJISË SË AUDITIMIT FINANCIAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës "b", të pikës 2, të nenit 12, të ligjit nr.9009, datë 13.2.2003, "Për auditimin e brendshëm në sektorin publik", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e metodologjisë së auditimit financiar, sipas aneksit nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Auditimit, në Ministrinë e Financave, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E STANDARDEVE TË SHËRBIMEVE TË PËRKUJDESIT SHOQËROR PËR TË MOSHUARIT, NË QENDRAT REZIDENCIALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 18, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, "Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore", me propozimin e ministrit të Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për të moshuarit, në qendrat rezidenciale, sipas dokumentit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet ministri i Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të nxjerrë udhëzimin përkatës, në zbatim të këtij vendimi.

3. Ngarkohen Ministria e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E STANDARDEVE TË SHËRBIMEVE TË PËRKUJDESIT SHOQËROR PËR TË MOSHUARIT, NË QENDRAT DITORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 18, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, "Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore", me propozimin e ministrit të Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

4. Miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për të moshuarit, në qendrat ditore, sipas dokumentit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

5. Ngarkohet ministri i Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të nxjerrë udhëzimin përkatës, në zbatim të këtij vendimi.

6. Ngarkohen Ministria e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E STANDARDEVE TË SHËRBIMEVE TË PËRKUJDESIT SHOQËROR PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, NË QENDRAT REZIDENCIALE DHE DITORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 18, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, "Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore", me propozimin e ministrit të Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

7. Miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për personat me aftësi të kufizuar, në qendrat, rezidenciale dhe ditore, sipas dokumentit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

8. Ngarkohet ministri i Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të nxjerrë udhëzimin përkatës, në zbatim të këtij vendimi.

9. Ngarkohen Ministria e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

RISTRUKTURIMIN E INSTITUTIT TË STUDIMEVE DHE PROJEKTIMEVE TË INDUSTRISË SË LEHTË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 13, të ligjit nr.7893, datë 22.12.1994, "Për shkencën dhe zhvillimin teknologjik", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ristrukturimin e Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Industrisë së Lehtë dhe përfshirjen në Inspektoratin Qendror Teknik (IQT).

2. Buxheti i miratuar për vitin 2006, për Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Industrisë së Lehtë, i kalon IQT-së.

3. Punonjësit, që do të dalin të papunë nga ky ristrukturim, të trajtohen nga buxheti i IQT-së, sipas legjislacionit në fuqi.

4. Vendimi nr.348, datë 29.9.1990, i Këshillit të Ministrave, "Për krijimin e Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Industrisë së Lehtë", shfuqizohet.

5. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE CAKTIMIN E ADMINISTRATORËVE TË SHOQËRIVE HUAMARRËSE, NË ADMINISTRIM

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe tё neneve 7/2 e 7/8, tё ligjit nr.8215, datё 9.5.1997, "Pёr kontrollin financiar tё personave juridikё, jobankarё, qё kanё marrё hua nga publiku i gjerё", tё ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Ilir Laku lirohet nga detyra e administratorit tё shoqёrisё huamarrёse, nё administrim, "Gjallica".

2. Z. Flamur Laze lirohet nga detyra e administratorit tё shoqёrive huamarrёse, nё administrim, "Nahlel", "Global Foods", "Fabiona", "Univers", "Beno" dhe tё fondacioneve "Populli" dhe "Xhaferri".

3. Z. Ymer Liksala, administrator i shoqёrive huamarrёse, nё administrim, "Camberi Co" dhe "M.Leka", caktohet, gjithashtu, administrator edhe nё shoqёritё "Nahlel", "Global Foods", "Fabiona", "Univers", "Beno" dhe nё fondacionet "Populli" dhe "Xhaferri".

4. Ngarkohen Grupi Mbikёqyrёs dhe administratorёt e shoqёrive huamarrёse, nё administrim, pёr zbatimin e kёtij vendimi.

Ky vendim hyn nё fuqi menjёherё.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›