E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas dialogut politik midis delegacionit te Trojkes, perfaqsuese e BE dhe Qeverise se Republikes se Shqiperise, Kryeministri Shqiptar Fatos Nano dhe Xhorxh Papandreu dhane deklarata perpara medias

Pas dialogut politik midis delegacionit te Trojkes, perfaqsuese e BE dhe Qeverise se Republikes se Shqiperise, Kryeministri Shqiptar Fatos Nano dhe Xhorxh Papandreu dhane deklarata perpara medias shqiptare dhe asaj te huaj:

Deklarata e Kryeministrit Fatos Nano:

Sic eshte e njohur ne Tirane eshte delegacioni i Trojkes, perfaqsuese e BE, me ne krye z. Xhorxh Papandreu. Ne sapo perfunduam dialogun politik midis BE dhe Qeverise se Republikes se Shqiperise, takim qe shprehu vendosmerine e dyanshme per te pershpjetuar procesin e Stabilizim Asocimit te Shqiperise me BE.

Qeveria qe une drejtoj rikonfirmoi angazhimet e saj per thellimin dhe pershpjetimin e reformave qe do te na perafrojne me tej me BE me axhenden e Stabilizim Asocimit. Sic theksoi miku yne Papandreu, ne nuk do t'i zbatojme keto reforma thjesht sepse I kerkon Komuniteti Europian dhe perafrimi yne me te, por sepse ato jane ne te mire te nje te ardhme europiane te Shqiperise dhe te shqiptareve dhe shprehin tashme aftesine tone per t'i kryer ato.

Ne emer te Qeverise shqiptare ne kete dialog politik une, Ministri Meta dhe Ministri Nako dhame garancine e nevojshme per vendosmerine qe te perdorim me mire dhe me me shume efikasitet ne te ardhmen gjithe instrumentat e Marreveshjes se Stabilizim Asocimit te BE me Shqiperine. Ne mbetemi te ndergjegjem dhe te angazhuar per nje koordinim me te mire te verpimtarise se institucioneve te Republikes se Shqiperise ne funksion te reformave europaine dhe per me shume rezultate ne bashkepunim me partneret tane europaine. Prioritetet e punes sone edhe per 2003 mbeten forcimi I shtetit ligjor, thellimi I luftes kunder korrupsionit, trafiqeve te te gjithave llojeve, forcimi I kapaciteteve profesionale te administrates publike, angazhimi politik dhe parlamentar per zgjidhjen perfundimtare te problemit te pronave, vazhdimi I reformes dhe konsolidimi I gjendjes ne sektorin energjitik, vazhdimi I privatizimeve te rendesishme, hapja e metejshme e tregut dhe lufta per t'I bere kufijte me te sigurte per levizjet e lira te qytetareve dhe te sipermarresve. Dhe I garantuam perfaqsuesit te BE se Shqiperia do te vazhdoje me kembengulje te luaje nje rol konstruktiv dhe te jape kontributin e vet ne bashkepunimin rajonal me nje politike te vendodur te standarteve dhe te orientimit europain te vleresuar tashme per rezultatet e saj te dobishme edhe nga partneret tane europain.

Pata kenaqesine dhe rastin e lumtur te shfrytezoj perfaqsimin e delegacionit te Trojkes europiane nga z. Papandreu per nje takim te rendesishem bilateral me perfaqsuesin e shquar te qeverise mike greke. Ne e shfrytezuam kete takim per te shqyrtuar ne nje optike shume optimiste per te ardhmen e afert dhe te qendrueshme te marredhenieve midis dy vendeve tona dhe per te ndertuar nje axhende agresive dhe prodhuese, bashkepunimi intensive. Themeli I saj eshte fakti qe per Shqiperine Greqia ka qene dhe mbetet nje partner I rendesishem ne rrugen e integrimit europain, e bashkepunimit rajonal dhe i reformave europianizuese te Ballkanit. Ne do te prodhojme rezultate te reja te prekshme per shqiptaret dhe greket, per Ballkanin perendimor dhe per realitetet qe pret BE nga ne.
Zoti Papandreu keni fjalen.

Deklarata e Z. Xhorxh Papandreu

Faleminderit z. Kryeminister!

Per ne edhe nje kenaqesi dhe nje nder qe jemi sot te pranishem ketu me ju. Sic e thate dhe ju, vendet tona kane nje marredhenie te re strategjike, gje qe duket ne shume aspekte vecanerisht nga numri mjaft I madh I shqiptareve qe punojne ne vendin tone, te cilet kane kontribuuar per ekonomine e te dy vendeve tona. Investime te medha prej 300 milion euro ose dollare dhene nga pala greke ne Shqiperi dhe per perpjekjet e vazhdueshme per permirsimin e marredheienve tona ne te gjithe drejtimet dhe ne te gjitha fushat.

Gjithashtu pata kenaqesine qe mundem te bisedojme dhe ne planin bilateral. Sic mund ta shikoni dhe vete nga flamuri qe eshte pas meje, une sot jam ketu duke perfaqsuar BE. Me mua eshte dhe z. Priben nga Komisioni europian, Z. Lenen nga Zyra e z. Solana, gjithashtu me ne eshte dhe z. Antonione I cili perfaqson presidencen e ardhshme italiane dhe ne punojume ngushtesisht se bashku per te ralizuar prioritetin tone kryesor qe eshte e ardhmja europiane e Ballkanit.
Me lejoni qe ta pergezoj Shqiperine, e cila pas disa ditesh do te hapi negociatat per Stabilizim- Asocim ne BE. Ketu do te vije komisioneri Prodi per te celur zyrtarisht keto negociata dhe kjo thekson nje pike mjaft te rendesishme. Rajoni yne po behet dhe do te behet nje rajon I sukseshem. Rajoni yne do te behet nje rajon i sukseshem, nje pervoje e suksesshme dhe per Europen. Ky rajon e ka vendin ne BE. Cdo hap qe nderrmerr secili nga vendet e rajonit, eshte nje hap qe e sjell ate me prane ketij suksesi. Ky bashkepunim midis BE dhe Ballkanit ka treguar dhe tregon se nje rajon, I cili ka qene I mbushur me kaq shume konflikte, I cili ka patur dhe ka ende mjaft probleme ekonomike, i cili ka patur regjime autoritare, diktatoriale ku nuk respektoheshin te drejtat e njeriut dhe te drejtat e minoriteteve, tani po ndryshon. Dhe ky eshte nje ndryshim i vertete.

Ne kemi marredhenie te mira te fqinjesise se mire, kemi stabilitet me te madh, kemi zgjedhje demokratike, te lira dhe te ndershme, po respektohen gjithnje e me shume te drejtat e njeriut dhe te minoriteteve dhe ka shpresa per nje zhvillim me te madh ekonomik, por ajo qe duhet te bejme eshte qe ta bejme kete perparim te perheshem. Duam te shohim stabilitet te perheshem, demokraci te forta, begati per te gjithe, sa me pak papunesi dhe te krijojme nje ndjenje sigurie per te gjithe njerezit, ku krimi korrupsioni, krimi organizuar te zhduken, I cili ne fakt eshte nje problem I vertete per rajonin tone dhe vecanerisht nje problem per qytetarin e zakonshem dhe eshte ky qytetar qofte ne Shqiperi, Maqedoni apo ne Serbi, I cili preket drejtperdrejt nga krimi I organizuar, sespe ky krim prek sigurine e njerezve, nuk lejon zhvillimin ekonomik dhe nuk lejon ardhjen e investimeve.

Ne e mirepresim angazhimin e qeverise shqiptare qe te punoje gjithnje e me shume me BE ne fushen e drejtesise dhe te Puneve te brendshme. Presidenca greke, kur te vemi ne Samitin e Selenaikut, ku do te takohemi me te gjitha vendet e rajonit, duam qe aty te japim nje mesahzh te forte dhe te marrim nje mesazh shume te forte, nje angazhim ndaj ketij suksesi europain. Ne si BE jemi te angazhuar ndaj ketij rajoni, dhe kete mesazh duam t'a percojme ne Samitin e Selanikut. Ne duam te vazhdojme qe vendet e rajonit te behen separi kandidate pastaj anetare dhe Europa eshte e gatshme t'I ndihmoje keto vende ne proces, por nga ana tjeter keto vende, popujt e ketyre vendeve, qytetaret e ketyre vendeve duhet gjithashtu te jene te angazhuar, ne kete rruge te veshtire te ndryshimeve te reformave, ne luften kunder krimit te organizuar, ne forcimin e demokracise, ne te gjithe ketu ne rajon duhet te jemi te angazhuar. Nqs do te mund ta tregonim kete angazhim gjate muajve qe vijne dhe pastaj me tej kur te marre presidencen e ardhshme qeveria italiane besoj se mund te shpresojme vertet per te realizuar nje demokraci te qendrueshme, nje stabilitet dhe nje begati dhe natyrisht kete mesazh pozitiv do ta japim ne Selanik.

Edhe nje here faleminderit z. Kryeminister. Gjithshtu dua te shpreh falenderimet e mija per bashkepunimin e ngushte qe kam pasur me zv/ kryeminister dhe minisrin e Puneve te Jashtme z. Meta dhe pres qe te bashkepunojme edhe me tej nete ardhmen se bashku. Ju uroj fat.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›