E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot pasdite Kryeministri Fatos Nano priti në një takim të veçantë Kampionin e Botës,ne boks Kreshnik Qato. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Sot pasdite Kryeministri Fatos Nano priti në një takim të veçantë Kampionin e Botës,ne boks Kreshnik Qato. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Blendi Klosi si dhe menaxherët e boksierit.

Në fillim të takimit sportisti Kreshnik Qato i tregoi Kryeministrit Brezin e Kampionit të Botës të cilën e fitoi para dy ditësh në vendlindjen e tij, në Durrës.

Është një dhuratë shumë e bukur, i u drejtua Kryeministri Fatos Nano, boksierit Kreshik Qato. Kjo tregon se ne jemi edhe një racë e fortë. Unë të përgëzoj dhe shpreh gjithë vemedjen time dhe të Qeverisë për arritjen e këtij suksesi të merituar. Shpallja juaj Kampion i Botës shënon një kulm të suksesit tuaj, por edhe të sporteve tona në tërësi. Ne bëmë çështë e mundur që ju ta merrnit këtë titull në Atdhe.

Ju dhatë një provë, vazhdoj më tej Kryeministri Nano, se keni një përgatitje të gjithanëshme dhe të vlefshme. Kjo na ndihmon të gjithëve për të kuptuar më mirë procesin e integrimit të këtij brezi talentesh në përfaqesimin kombëtar e ndëkombëtar. Ne jemi gati për t'u përgatitur që Kreshniku të mos ndjehet i vetëm dhe do të ndërmarrim një një program që ai ta ndjejë veten gjithnjë kampion, perfundoi zoti Nano.

Kampioni i Botës, boksieri Kreshik Qato, falenderoi Kryeministrin pë pritjen dhe vleresimin që i bëri dhe shtoi se ishte shumë i gëzuar që iu plotësua ëndërra e tij që titillin ta realizonte në Atdheun e tij, në vendlindjen e tij në Durrës, pranë fansave të tij që i dhuruan emocione të fuqishme dhe të pashlyeshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›