E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot pasdite në një takim Avokatin e Popullit, Ermir Dobjani. Në fillim të takimit, z.Nano i ka shprehur z.Dobjani urimet për rizgjedhjen konsensuale nga Kuvendi

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot pasdite në një takim Avokatin e Popullit, Ermir Dobjani. Në fillim të takimit, z.Nano i ka shprehur z.Dobjani urimet për rizgjedhjen konsensuale nga Kuvendi i Shqipërisë në këtë detyrë.

Z.Dobjani duke vlerësuar frymën e bashkëpunimit institucional i ka dorëzuar Kryeministrit Nano një kopje të Raportit Vjetor për veprimtarinë e institiucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2004.

Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar mirëkuptimin midis dy institucioneve, në funksion të zbatimit dhe respektimin të ligjit.

Kryeministri Nano është shprehur se angazhimi i qeverisë ka qenë dhe vazhdon të jetë maksimal për respektimin dhe zbatimin e ligjit, funksionimin e administratës publike dhe institucioneve demokratike në vend. Z.Nano tha se edhe në të ardhmen, do të insistoj, në përmbushje të plotë të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, për të ushtruar presionin e duhur që administrata publike të jetë sa më transparente dhe në shërbim të qytetarit.

Zoti Dobjani, duke rikonfirmuar vullnetin e tij në kryerjen e misionit kushtetues të institucionit të Avokatit të Popullit edhe në mandatin e dytë, ka falenderuar z.Nano për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë në përmbushjen e detyrës dhe veprimtarisë së këtij institucioni të ri dhe të rëndësishëm për shtetin demokratik.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›