Kryeministri dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano mori pjesë sot pasdite, i ftuar, në Kongresin e 7-të të PASOK, që hapi sot punimet në Athinë. Në këtë Kongres ishi
Kryeministri dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano mori pjesë sot pasdite, i ftuar, në Kongresin e 7-të të PASOK, që hapi sot punimet në Athinë. Në këtë Kongres ishin të pranishëm liderë të Internacionales Socialiste. Gjithashtu, në Kongres, për herë të parë, morën pjesë dhe rreth 60 emigrantë shqiptarë që banojnë në Greqi, të cilët janë anëtarët më të rinj të PASOK dhe që janë votuar si delegatë të kësaj partie.
Me këtë rast, kryeministri Nano zhvilloi një takim të veçantë me Kryetarin e PASOK, Jorgos Papandreu.
Në seancën e parë të Kongresit përshëndeti dhe Kryeministri dhe Kryetar i PSSH-së, Fatos Nano, i cili në fjalën e tij u shpreh:
"Të nderuar miq,
Shoqe dhe shokë,
Nuk mund të mungoja në Kongresin tuaj.
Para 14 vjetësh PASOK, i drejtuar nga Andreas Papandreu dhe PSSH, vendosën dhe ndërtuan marrëdhënie të shkëlqyera partneriteti politik. Me kete akt te rendesishem ne shenuam fillimin e thellimit te shnderrimeve socialdemokrate te Partise sone teper te re. Njeheresh, u shenua nje ere e re e marredhenieve mes dy vendeve tona.
Gjatë këtyre 14 vjetëve PASOK dhe PSSH, në maxhorancë apo opozitë, në vendet e tyre respektive kanë nxitur dhe konsoliduar edhe me tej institucionet demokratike, kane fuqizuar dimensionin europian te vendeve tona, kane thelluar edhe me shume karakterin modern te socialdemokracise. Njeheresh PASOK dhe PSSH kane konsoliduar edhe me tej miqësinë mes dy popujve, forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.
Para 14 vjetëve isha ndër të rrallët shqiptarë që kisha privilegjin të merrja pjesë në Kongreset, apo aktivitetet tuaja politike. Ndërsa sot në këtë sallë, në këtë Kongres që përfaqëson forumin më të lartë të partisë suaj, ju keni zgjedhur delegatë shqiptarë, anëtarët më të rinjë të PASOK. Ky eshte realiteti i ri i bashkejeteses, per te cilin ne kemi dhene bashkerisht nje kontribut te vecante.
Në Shqipëri lejohet me ligj dyshtetësia. Ndërsa tani, për ta bërë procesin tuaj politik të integrimit të shqiptarëve në anëtarësinë dhe forumet e PASOK-ut proaktiv dhe anasjelltas, ju propozoj qe të legalizojmë edhe dy anëtarësinë; pra një anëtar i PSSH mund të jetë edhe anëtar i PASOK, nëse dëshiron dhe anasjelltas, ashtu sic jemi tashme anetare te se njejtes organizate politike globale, te asaj me te madhes, Internacionales Socialiste. Le te ndertojme keshtu, "shengenin politik", sepse ne jemi progresiste dhe u paraprijme zhvillimeve te ardhshme.
Jam sot këtu, jo thjesht për të kujtuar dhe nderuar figurën e Andreas Papandreut, por dhe për të falënderuar gjithë lidershipin e PASOK, ashtu dhe drejtuesit e Internacionales Socialiste, për ndihmën që më kanë dhënë personalisht për t'u çliruar nga burgu i padrejtë, ku më futën për 4 vjet kundërshtarët e mi politik.
Jam sot këtu për t'ju falenderuar, jo vetem ne emer te antaresise socialiste shqiptare, jo vetem ne emer te votuesve tane te shumte dhe te gjithe progresisteve shqiptare, por edhe në emër të familjeve të te gjithe shqiptarëve që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në vendin tuaj, në saje të mikpritjes dhe përkujdesit tuaj politik, njerëzor dhe institucional, deri në integrimin e tyre të plotë.
Dua të theksoj se ju ndiheni krenarë për atë ndihmë që i keni dhënë komunitetit të shqiptarëve në vendin tuaj, pasi tashmë ai ka braktisur kryesimet e klasifikimeve negative e problematike, për t'u shndërruan në komunitetin me parametrat më të lartë të integrimit në jetën ekonomike, sociale dhe politike greke.
PASOK dhe PSSH do vazhdojnë bashkëpunimin që duart e grekëve dhe shqiptarëve të ngrenë së bashku flamurin evropian.
Jam sot këtu për të falenderuar udhëheqjen e PASOK në asistencën dhe përkrahjen e pakufishme që i dha PSSH që unë drejtoj për anëtarësimin në Internacionalen Socialiste.
Jam sot këtu për të shprehur vullnetin e plotë të socialistëve shqiptarë për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive, si një kontribut i ri dhe i nevojshëm, jo vetëm në forcimin e bashkëpunimit mes dy popujve dhe vendeve, por dhe për një rol më të spikatur të përbashkët në rajon. Anëtarësimi i minoritarëve grek në PSSH dhe i emigrantëve shqiptarë në PASOK është një bazë e mirë për të zgjeruar veprimin dhe iniciativën politike përtej vendeve tona. PASOK dhe PSSH së bashku mund të marrin një rol edhe më të madh në konsolidimin e paqes në Ballkan, në hapjen e tregjeve dhe përshpejtimin e integrimit rajonal e evropian, në nxitjen e demokracive multietnike dhe të bashkëjetesës fetare.
Duke ju uruar punë të mbarë në Kongresin tuaj, shpreh bindjen se PASOK po kryen të gjitha analizat e nevojshme dhe reformuese për të vazhduar të ruajë lidershipin dhe iniciativen në skenën politike greke dhe në marrëdhëniet e shkëlqyera mes shqiptarëve dhe grekëve.
Pune te mbare!"