"Sot për të ardhmen"
Qendra Komunitare "Sot për të Ardhmen" është një nga projektet e shoqatës "Në Dobi të Gruas Shqiptare" që ka filluar funksionimin e saj në vitin 1998 në kuadrin e programit për të miturit në Shqipëri. Sipas koordinatores lokale, Fabiola Egro, ky është një program integrimi dhe zhvillimi për fëmijët e moshës 9-14 vjeç dhe të rinjtë në mënyrë më specifike për vajzat e reja dhe gratë. Qendra shërben si një portë e hapur për të gjithë anëtarët e komunitetit të të ardhurve që banojnë në zonën informale të ish-Kënetës dhe ofron mbështetje sociale, edukative, shëndetësore dhe informacion për një integrim sa më të mirë të shtresave në nevojë në këtë zonë të Durrësit.