Ndalohet pas një viti për plagosje
Prokuroria e Elbasanit rinis hetimet për një çështje të pushuar, ndërsa policia ndalon një 22-vjeçar për një vepër penale të kryer një vit më parë. Dje rreth orës 17:00 është bërë ndalimi i 22-vjeçarit Santiljano Bahushi, banor i lagjes "28 Nëntori" të Elbasanit, pasi më 23 prill të vitit 2007, në vendin e quajtur Fusha e Loparit ka qëlluar me pistoletë shtetasin Florian Kërçuku për motive të dobëta, duke i shkaktuar katër plagë. Sipas versionit zyrtar të policisë, një ditë pas kësaj ngjarjeje në Prokurorinë e Rrethit është regjistruar procedimi penal për veprën penale të "prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", si dhe "plagosje e lehtë me dashje". Por pak ditë pas ngjarjes, Bahushi është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe prokuroria ka bërë pushimin e kësaj çështjeje si të pambështetur në prova.