Bashkia mbjell 25 pemë dekorativë në parkun "Rinia"
Në kuadër të nismës "1 qytetar 1 pemë", Bashkia e Tiranës ka mbjellë edhe 25 pemë dekorative në parkun "Rinia". Deri më tani ka arritur në 4000 numri i pemëve të mbjella në kuadër të fazës së dytë të kësaj nisme , ndërkohë që deri në përfundim të sezonit dhe më fillimin e sezonit të ardhshëm , synohet që ky numër të arrijë në 4500. Këtë gjë e ka pohuar vetë kryetari i Bashkisë së Tiranë, Edi Rama , i cili ishte i pranishëm në këtë aksion të mbjelljeve në parkun "Rinia".
"1 qytetar 1 pemë", është një projekt I iniciur që në vitin 2009 nga Bashkia e Tiranës , dhe që deri më tani është mbështetur nga një numër i madh i kompanive private, shoqata jofitimprurese, dhe donatorë të ndryshëm vendas dhe të huaj.