E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu: Greqia ka nevojë për kohë dhe qetësi

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu deklaroi sot se Greqia ka nevojë për kohë dhe qetësi që të ndërmarrë reforma të thella.
Kryeministri grek tha se duhet "një ndryshim rrënjësor" në Greqi për ta shndërruar në të besueshme ekonominë. Më tej ai pohoi se periudha që Greqia po kalon aktualisht "është më e vështira në dhjetëvjeçarët e fundit dhe është vendimtare për të ardhmen e vendit".

Këto deklarata kryeministri grek i bëri duke folur para grupit parlamentar të partisë së tij "Pasok".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›