E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot përkujtohet 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Humanistja e madhe lindi 100 vjet më parë në një lagje shqiptare të Shkupit. Pjesën më të madhe të jetës së saj, Gonxhe Bojaxhiu, emri i saj i vërtetë, e kaloi në Kalkuta të Indisë, ku zhvilloi edhe misionin humanitar deri sa ndërroi jetë më 5 shtator 1997.

Për nder të 100 vjetorit të lindjes së saj, në Bibliotekën Kombëtare shfaqet një ekspozitë, ndërkohë që një seri filmash të ardhur nga Vatikani janë shfaqur në Tiranë dhe nëpër rrethe të ndryshme. Në orën 11:30-13:30 do të prezantohet projekti i Memorialit të Nënë Terezës nga fondacioni kulturor "Nënë Tereza".

Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova e ka shpallur vitin 2010, vitin e Nënë Terezës. Prishtina nga ku ka edhe origjinën familja e Nënë Terezës, do ta kujtojë nëpërmjet shumë aktiviteteve.

Ndërkohë, në Indi ku Nënë Tereza kaloi pjesën më të madhe të jetës, lutjet për të kanë filluar që në datën 17 gusht, ndërsa ditën e sotme në Kalkuta do të zhvillohet një meshë e madhe. Ndërsa në Nju Delhi do të shfaqet një simpozium, spektakle dhe shumë aktivitete të tjera në nder të figurës së shqiptares së madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›