E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jenifer Brush SHBA-te do te vazhdojne te mbeshtesin Shqiperine

“Shqipëria duhet të përfundojë procesin e zgjedhjeve lokale të 8 majit në vend dhe të ecë përpara”, kështu deklaroi sot gjatë një takimi me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombetare dhe shkencave politike, Drejtoresha për çështjet e Evropës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jenifer Brush.

Lidhur me 12 kriteret që Shqipëria duhet të plotësojë për anëtarësimin në BE, Brush pohoi se vendi duhet të punojë në këtë drejtim, duke garantuar se SHBA-të do të vijojnë mbështetjen për Shqipërinë.

Në lidhje me negocitatat Kosovë – Serbi Brush tha se priten zgjidhje praktike për çështje teknike për të mundësuar jetë më të mirë për qytetarët e të dyja shteteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›