E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot raporti i KE-së, sërish pa statusin kandidat

Komisioni Europian do të publikojë sot progres raportin për vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Europian mes të cilave edhe Shqipëria.

Ashtu sic pritet edhe per kete vit pergjigja qe Brukseli do te jape per vendin tone do te jete negative sa i perket aplikimit qe ka bere Tirana zyrtare per marrjen e statusit te vendit kandidat.

Sipas axhendës së përcaktuar nga komisioni në orën 12: 30 komisioneri për zgjerim Stefan Fyle do të jetë në komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian ku do të prezantojë paketën e zgjerimit. Më pas në orën 14:00 Fyle do të dalë në një konferencë per shtyp ku do të bëjë publik qëndrimin e KE për këto vende ku do të jepet edhe Shqipëria.

Ambasadori i KE në Tiranë Etore Sekui shmangu dje çdo koment për progress raportin duke thenë se sot do të ketë shumë mesazhe për të. Ambasadori do t`u dorëzojë sot progres-raportin krerëve më të lartë të shtetit, liderit te opozitës, si dhe shoqërisë civile.

Dy dite me pare ishte agjencia zyrtare e BE, “Eubserver”, e cila publikoi nje pjese te progres raportit para se ai te dale zyrtarisht nga Brukseli.

Raporti pritet e flase per nje progres te limituar per vendin tone per hskak edhe te zgjedhjeve lokale. Theksi vihet te kriza politike, ku thuhet se skena e brendshme politike e Shqiperise u dominua gjeresisht nga vazhdimi i ngercit politik dhe zhvillimet e konfrontueshme me tej.

Ne te flitet edhe per zgjedhjet e majit, ne vecanti polemikat rreth numerimit te vota per kryebashkiakun e Tiranes, qe sipas raportit rriti polarizimin mes shumices qeverisese dhe opozites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›