LSI: Rama, interpretime erotike
Denis Dedej
Levizja Socialiste per Integrim ka reaguar dje, ndaj deklaratave te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, duke i cilesuar si interpretime erotike ne marredhenie midis meshkujsh. Nepermjet nje deklarate per shtyp, sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, duke iu pergjigjur dje interesimit te gazetareve, sqaroi se Rama e ka te pamundur te shkeputet nga para-politika. "Por edhe nese e bene ate, serish e ka te pamundur te dale nga deshira e tij, per te interpretuar ne menyre erotike si marredhenie midis meshkujve, te gjitha vendimet institucionale politike", deklaroi Vasili. Ne deklaraten e paradites se djeshme, kryesocialisti ne menyre ironike e ka quajtur bashkepunimin midis Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim, si nje "martese" mes lidereve te partive respektive. Prej disa ditesh, dy partite e majta shkembejne akuza dhe replika midis tyre per zgjedhjet e bera, per te hyre ne zgjedhjet e 28 qershorit si dhe me pas. Por, ajo qe ka ndezur edhe me shume "urrejtjen" ndaj ish-aleateve te tyre, ishte bashkimi ne nje koalicion i Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Demokratike, duke i dhene fund ne kete menyre, plotesimit te votave per te krijuar qeverine e re, e cilesuar si Qeveria e Integrimit. Tashme, ne akuzat e socialisteve per daljen e rezultateve perfundimtare dhe mosdhenien e te drejtes per ankimimet e tyre, fajesojne dhe liderin e LSI, Ilir Meta. Ndersa, ky i fundit i ka mohuar te gjitha akuzat e bera. Ne lidhje me kete ceshtje, sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili, deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve te 28 qershorit, kane hyre ne fazen e fundit per permbylljen e tyre. "Tani, fjalen e ka Kolegji Zgjedhor, i cili eshte organi i ngarkuar me ligj per shqyrtimin e ankesave dhe dhenien e vleresimit perfundimtar", sqaroi ai. Sipas tij, gjate gjithe kesaj kohe opinioni publik eshte perballuar me presione deri edhe kercenime gjithfaresh gjate procesit te vendimmarrjes se institucioneve si KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, institucione qe gezojne autoritetin ligjor qe te certifikojne zgjedhjet ne Shqiperi. Vasili theksoi se pavaresisht nga rezervat qe LSI ka per zgjedhjet dhe standardet e tyre, ata kane respektuar institucionet qe ngarkon ligji si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor.
THIRRJA
"Ne i bejme thirrje Kolegjit Zgjedhor qe ne veprimtarine e tij, te udhehiqet vetem nga ligji dhe Kodi Zgjedhor dhe te mos influencohet nga asnje lloj presioni apo kombinacioni politik ngado qe ai te vije", apeloi sekretari i Pergjithshem i LSI.
DISTANCIMI
"Institucionet jane ndertuar nepermjet konsensusit te PS-PS, e si te tilla duhen respektuar me qetesi, si funksionimi ashtu edhe vendimet e tyre, duke u distancuar nga presionet e njeanshme dhe anakronike, per qellime te perfitimit te ngushte partiak", vlereson LSI.
KERCENIMI
Ndersa objektet ankimore shqyrtoheshin ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Partia Socialiste, nepermjet deklaratave publike te perditshme, kercenonte me mosnjohjen e zgjedhjeve, nese nuk do t'u jepej e drejta per miratimin e animimeve te tyre.