E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Per dy vjet do te ndertojme rrugen Morine-Prishtine

Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, ne nje interviste per emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, flet per situaten ne Kosove dhe pergatitjen per zgjedhjet lokale. Kreu i shtetit me te ri te Kosoves, komenton procesin e integrimit te Shqiperise dhe Kosoves, por edhe Serbise per liberalizimin e vizave. Si dhe pranon kontaktet si me kryeministrin Sali Berisha, ashtu edhe kreun e opozites Edi Rama.

Arrini t'ua shpjegoni dot te huajve, realitetin e Kosoves?

Mendoj se po. Te gjitha argumentet tona jane, se kane qene dy perplasje gjithnje. Nje qe mund te quhet lufte per ekzistence, dhe ne "damaret" e asaj lufte, eshte rezistenca per te ecur drejt kesaj dite qe jemi sot. Them gjithashtu se Kosova le te shpjegohet me te gjitha vecantite e saj. Une mund t'ju marr dhe nje shembull interesant. Ne vitet 60 ka qene nje ekspozim i vererave te Kosoves dhe vendeve te tjera. Sipas programeve ne panairin e Beogradit, eshte dashur qe te zgjidhet nga nje importues, vera me e mire e asaj kohe dhe nje kompani gjermane ka bere hulumtimin e seciles. Ne pjesen ku jepej vera e Kosoves, kerkuan ta anashkalonin, i bene dredhi te mos shkonte deri aty. Por ai me pas kerkoi ta shohe edhe kete vere, e zgjodhi. Ajo vere e Kosoves ishte e ekspozuar per nje kohe te gjate ne Republiken Federale Gjermane.

Sa te forta jane reminishencat e ish-Jugosllavise, ne Kosoven e sotme?

Nuk kane mbetur shume. Mund te kete dicka qe lidhet me pjesen e luftes, ate teorike ekzistuese dhe asaj cka eshte vuajtur ne praktike. Per ne ne Kosove, krahas asaj pjeses qe lidhet edhe me periudhen mes dy lufterave boterore dhe asaj pas luftes, jane periudha qe lidhen me etapa te ndryshme te presioneve te shtuara. Them se kjo eshte shfrytezuar shume mire nga intelektualet e Kosoves, per te krijuar bazat e shtetit te ardhshem. Pas kesaj periudhe, jane ndryshuar zhvillimet kushtetuese, Kosova ka pasur nje status tjeter.

Komisioni Evropian mori nje vendim per te liberalizuar vizat me Malin e Zi, Serbine dhe Maqedonine, duke lene ne pritje Shqiperine, Bosnjen dhe ne nje te ardhme te afert Kosoven. Si e gjykoni ju kete?

Shqiperia ka bere levizje ne kete aspekt, pra liberalizimin e vizave. Per Kosoven, paralelisht ne do te ecim. Nese bejme krahasime se, pse i jepet nje favor Serbise, une them se nuk eshte mire kjo qe eshte bere, pasi mund te dalin probleme te ndryshme.

A iu dha kjo e drejte Serbise, kundrejt nje kushtezimi ne raport me Kosoven?

Mendoj se kete te drejte e kane dhene si sinjal. Besoj se duhet te shtohet presioni ndaj Serbise. Une kam kerkuar drejtperdrejt qe ceshtja e levizjes se lire te Serbise edhe ne vendet e tjera, duhet te kushtezohet edhe me pozicionin e saj ndaj Kosoves.

Ju thote dicka fakti qe tre vendet qe iu propozua liberalizimi i vizave, jane me shumice ortodokse, ndersa tre vendet e tjera kane shumice myslimane?

Une nuk dua ta shikoj keshtu problemin. Mbase dikush mund ta kete kete ide, por ne kontekstin tone per shqiptaret, mbase mund te arsyetohet me ndonje zone, qe nuk ka permbushur kriteret e kerkuara. NATO eshte nje avantazh shume i madh per Shqiperine, ndersa per Kosoven nuk dua te mendoj se ka racizem. Eshte nje vend qe ka perjetuar traumat e luftes, nje vend qe ka probleme sociale dhe ka ende nje hezitim te disa prej vendeve te BE, per njohjen e saj. Ndoshta mund te jete dhe ndikim i tyre, qe per Kosoven te mos kete ngutje. Ne do te ecim perpara.

Shqiperia dhe Bosnja pritet te ftohen vitin e ardhshem, a rrezikon kjo ta lere Kosoven te vetmen ne Ballkan, ne procesin e integrimit?

Une mendoj se do te kete levizje me te shpejta. Kerkesa jone drejtuar Bashkimit Evropian dhe zotit Solana, eshte se si do te vijoje procesi, si do te jete oferta per te inkurajuar Kosoven te hyje ne kete proces. Eshte nje periudhe qe Kosova duhet te ece me zhvillime dinamike. Nuk eshte problemi vetem i pasaportave biometrike, por dhe levizjeve te tjera. Duhet te jete nje presion i drejtperdrejt, ne heqjen e pjeses se tensioneve qe ekzistojne ne Kosove. Presione qe inskenohen nga Serbia. Ceshtja e dyte, duhet te jete levizja e pese vendeve te BE qe duhet te kene nje qendrim tjeter ndaj Kosoves.

Si jane raportet mes Kosoves dhe Shqiperise?

Jane te mira, te natyrshme. Jane ne ngritje te vazhdueshme, te intensifikuara dhe lidhen me nje raport te zhvillimeve te tjera. Per mua asnjehere nuk ka qene tabu, te bisedoj lirshem me personalitetet shqiptare.

Duket sikur bashkepunimin politik e kemi me te distancuar?

Politika eshte me e kujdesshme se sa fushat e tjera, ne sensin pozitiv. Raportet ekonomike dhe ato te tjerat, kane levizur me heret. Nuk ka rezerva ne raportet politike.

Endrra e cdo shqiptari para viteve '90, ishte bashkimi i dy vendeve Shqiperi-Kosove. Me pas u krijua nje realitet i ri, pavaresia e Kosoves. Eshte nje thyerje e endrres 100-vjecare?

Mendoj se eshte nje zgjidhje racionale e kohes, qe sjell mundesite e prosperimit te Kosoves. Nje zgjedhje qe nuk eshte ne idealin e vet. Kam parasysh qe cdo njeri e di, se c'mund te jete ndarja per nje popull. Nje popull, qe nga ndarja ka perjetuar trauma te renda. Por eshte nje rruge qe percolli nje realitet, qe nuk eshte vetem per Kosoven, por edhe per vende te tjera. Republika e Kosoves eshte nje realitet, Republika e Shqiperise eshte nje realitet tjeter. Une them te krijojme nje ecje te suksesshme ne kuptimin e zhvillimeve dhe mbeshtetjes reciproke. Askush nuk mund t'i thote Kosoves, pse mban anen apo bashkepunon me Shqiperine dhe anasjelltas.

Si do te jete realiteti i neserm, i ketyre dy realiteteve te sotme. Do te jete tolerante per pjesen me te madhe te botes, qe ne Ballkan do te kete dy shtete shqiptare?

Ne nje kohe me pare, ka qene edhe nje teze tjeter. Teza qe te krijohet nje shtet shqiptar, nje Shqiperi e madhe, qe ishte pjelle e kundershtareve te Kosoves. Une mendoj se ata edhe nese kane pasur dicka te sinqerte, kane dashur

ta ndotin realitetin. Per ne eshte e rendesishme qe te kete, nje Shqiperi stabel dhe nje Kosove stabel. Gjithnje them, pa kufizim per bashkepunim ne cdo fushe.

Cili eshte komenti juaj per zgjedhjet ne Shqiperi?

Si proces, zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi ishin te pergjegjshme. Pjesa e dyte, rezultatet qe do te dalin, eshte ceshtje qe duhet te pritet. Une e urova Shqiperine per procesin zgjedhor, po keshtu edhe fituesin, qe per aq sa rezultat ka, i jep mundesine e krijimit te koalicionit.

Cfare raportesh keni me partite politike shqiptare?

Kam raporte korrekte. Nuk kam pasur pozicione qe te kem ndikime te tjera apo anshmeri. Per ne eshte teper e rendesishme te cmojme punen e partive qe kane qene ne pozite dhe opozite, qe kane mbeshtetur pavaresine e vendit tone. Partite politike ne Kosove, mund te kene afinitete te tjera, eshte ceshtje e tyre.

I njihni personalisht, zotin Berisha dhe zotin Rama?

Po i njoh personalisht. Me zotin Berisha, kam pasur dhe kam kontakte me te shpeshta se lidhet edhe me pozicionin. Por kam pasur takime edhe me zotin Rama.

Kosova ka krijuar nje koalicion te gjere, do t'ia sugjeronit edhe Shqiperise te njejten gje?

Nuk mund te them, pasi secili vend ka politikat e veta. Mund te them se Kosova ka pasur nje periudhe tjeter, qe dallon nga ajo ne Shqiperi. Ne kemi rendesi te madhe te deshmojme stabilitetin e vendit. Aktualisht koalicioni yne ka shkuar mire dhe jane bere bashkepunime te medha. Jemi para zgjedhjeve vendore, ka pak nxehje te tensionit politik, por eshte normale.

Cfare do te sjelle rruga Durres-Kukes-Morine, ne bashkepunimin mes dy vendeve?

Eshte "aorta" kryesore qe lidh kombin, qe mund ta quajme rruge te shqiptareve dhe Evropes. Per Kosoven ka rendesi te vecante, sepse shkurton rrugen e gjate edhe te mallit dhe eshte privilegj i vecante te ketyre brezave sot, per te qene per pak ore ne Tirane. Ka simboliken e vecante te te qenit te Kosoves me kete rruge ne Adriatik edhe ne Mesdhe. Pjesa e mbetur nga ana e Kosoves, do te kryet shume shpejt.

Kur do te jete e gatshme Kosova, te kryeje pjesen e saj te rruges nga Morina ne Prishtine?

Parashikohet te kryhet brenda dy viteve. Nuk eshte zgjedhur ende se si do te behet rruga me koncension apo me investime te tjera, por eshte rruge shume e lehte per t'u bere.

Ju i kaluat pushimet vitin e kaluar ne Shqiperi. Si po shkojne pushimet e kosovareve ne Shqiperi?

Vitin e kaluar kane qene rreth 400 mije njerez. Kete vit ndoshta me pak, per shkak te motit. Per kete arsye une kam hedhur idene, qe mes dy vendeve te mos kete pasaporta. Kjo ide duhet te zhvillohet dhe me Maqedonine dhe Malin e Zi.

Cfare mund te mesoje Kosova nga Shqiperia?

Them se ka shume gjera. Do te vecoja, keto vitet e fundit, ato qe ne Shqiperi quhen me te drejte vitet e demokracise. Pavaresisht veshtiresive qe ka pasur, zhvillimi ka qene dinamik. Me ben pershtypje ajo pjese e zhvillimeve qe lidhen jo vetem me kryeqytetin por edhe me pjeset e tjera. Per ne, me rendesi jane investimet ne infrastrukture, reformat e medha ne aspektet e sigurise, sidomos anetaresimi ne NATO dhe ka mundesi te mire, te levize me tej ne proceset integruese.

Po Shqiperia nga Kosova, cfare mund te mesoje?

Shqiperia ne Kosove mund te marre si model, konsensusin politik qe kemi ne ne procese te ndryshme. Ne menyre te vecante ne procesin elektoral. Eshte nje sinjal i mire, se si Kosova e menaxhoi kete periudhe. Ndonese kemi provokacione te ndryshme nga Serbia, ka kriminalitet ekonomik, por eshte kapercyer ne menyre shume te mire, nxitja e protestave te ndryshme. Ka nje konsensus me te dukshem.

Ka pasur zera per nje ribashkim te Lidhjes Demokratike te Kosoves, me Lidhjen Demokratike te Dardanise. Sa realiste jane?

Nuk me lejohet te flase per te tilla pozicione. Nuk parashikoj se cfare do te ndodhe. E di se ka levizje te tilla, por eshte e rendesishme qe subjektet politike ne Kosove, te mbajne formatin e vet. Kjo do te ishte nje kontribut i drejtperdrejt per Kosoven. Kosova ka nje hapesire te vogel dhe nje popullate jo te madhe qe te kete nje numer kaq te madh te partive politike. Jane rreth 18 parti politike qe marrin pjese ne Parlament.

Keni "ngrire" funksionin tuaj ne krye te LDK-se, per shkak te funksionit te kreut te Republikes. Si do te dilni ne fushate?

Une nuk do te dal ne fushate. Do e respektoj kete vendim. Per ne eshte me rendesi qe une te respektoj dispozitat kushtetuese. Une kam per detyre te kujdesem per procesin dhe mbarevajtjen e tij.

Keni menduar te terhiqeni nga partia, jo ta "ngrini" pozicionin tuaj ne krye te saj?

Nuk e kam menduar. Ka pasur edhe ide qe te terhiqem edhe si President i Republikes dhe te marr udheheqjen e LDK-se. Megjithate per kete periudhe mendoj se pjesen e kontributit tim, e jap ne ushtrimin e ketij funksioni.

LDK-ja qe ju keni dhe PDK-ja e Thacit, jane ne koalicion. Si do te perplaseni ne fushate?

Do te jete nje demonstrim interesant. Ka koalicion ne qeverisje te pergjithshme, por ka edhe rivalitet mes partive. Dy forcat kane deklaruar se nuk do te kene aleance para zgjedhjeve.

Ju dhe zoti Thaci jeni ne qeverisje te perbashket, po i jepni me shume pike partise se Ramush Haradinaj?

Do te jene zgjedhesit ata qe do te vendosin se cilin duan. Projektet qe ka secila parti, jane te qarta.

Eshte prekur Kosova nga kriza ekonomike boterore?

Une them se po. Kosova nuk mund te jete me imunitet, ndryshe nga vendet e tjera. Ka goditje ne sistemet bankare dhe financiare, qe kane origjine nga vendet e tjera. Reflektohen edhe ne vendin tone.

Cili eshte niveli i sigurise ne Kosove?

Ne pergjithesi ka nje stabilitet. Natyrisht qe ka situata, qe shpeshhere edhe tensionohen. Por them se ende ndikojne traumat e luftes dhe problemet e pazgjedhura.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›