E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot seanca, PS vendos te votoje heqjen e imunitetit Qamil Xhani

Grupi Parlamentar i Partise Socialiste ka vendosur votimin pro projektligjit per heqjen e imunitetit. Ne mbledhjen e zhvilluar dje ne seline roze, deputetet kane pranuar ne menyre unanime votimin e ligjit, duke i dhene fund debatit te zhvilluar prej muajsh. Mbledhja e deputeteve te PS-se eshte drejtuar nga kreu i grupit Gramoz Ruci, pasi kryetari Edi Rama ndodhet ne Bruksel. Nderkohe qe po dje, Konferenca e Kryetareve ka miratuar kalimin e ligjit ne seancen e sotme, ku pas konsensusit te deklaruar nga PS pritet dhe kalimi i tij.

Mbledhja e grupi

Pas deshtimit te seances se 6 gushtit, kur PS-ja refuzoi votimin e ligjit per heqjen e imunitetit, deputetet e selise roze kane rene dakord per miratimin e ligjit ne seancen e radhes. Mesohet se ne mbledhjen e djeshme te grupit nuk ka pasur debate per kete ceshtje, megjithese qendrimet e kreut te PS-se dhe Sekretarit per Ceshtjet Ligjor, Fatmir Xhafaj, kane qene kontradiktore ne lidhje me votimin e tij. Partia Socialiste fillimisht vuri kusht per votimin e imuniteteve, miratimin e nje pakete me ndryshime te tjera kushtetuese per reformen ne drejtesi. Me pas, kjo kerkese u kushtezua vetem me shqyrtimin e kerkeses se PS dhe jo kalimin e saj ne votim. Kreu i PS-se ka deklaruar se PS nuk eshte kunder heqjes se imunitetit, pasi nje pjese e mire e propozimeve te PS-se per kete ceshtje, jane perfshire ne draftin qe do te paraqitet ne Kuvend.

Konferenca e kryetareve

Konferenca e Kryetareve te Grupeve Parlamentare ka miratuar dje kalendarin e punimeve per tre javet e ardhshme. Ndersa nismat qe do te votohen Kuvend eshte rend dakord dhe futja ne rendin e dites se projektligjit per heqjen e imunitetit. Ndryshimet kushtetuese kane qene tema kryesore ku eshte fokusuar Konferenca e Kryetareve te grupeve parlamentare. Miratimi i projektligjit per heqjen e imunitetit perben dhe nje nga kushtet kryesore qe jane vendosur per marrjen e statusit te vendit kandidat. Drafti qe do te votohet ne seancen e stome eshte miratuar ne menyre unanime nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike me 14 korrik. Por pavaresisht konsensusit fillestar, debatet per ceshtjet e tjera e bllokuan miratimin ne seancat e meparshme. Pritet qe seanca e sotme ne oren 11:30 te miratoje dhe votimin e ndryshimeve kushtetuese. Heqja e imunitetit eshte nje nisme qe eshte propozuar nga Partia Demokratike me synimin per te luftuar korrupsionin brenda radheve te politikaneve dhe zyrtareve te larte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›