Sot seanca e fundit parlamentare për këtë sesion

Parlamenti do të mblidhet sot në seancën e fundit për këtë sesion. Në rendin e ditës është parashikuar ligji për taksën e makinave, i cili kaloi një javë më parë në qeveri dhe para pak ditësh në Komisionin e Ekonomisë. Ndërkohë stafi i Kuvendit duket se do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me Presidencën për të mësuar nëse kreu i shtetit do të do të firmosë për dy dekretet e reja të ministrave.
Nëse Topi do të firmosë propozimet e kryeministrit Berisha ato do të kalojnë menjëherë në seancë për tu votuar. Kreu i shtetit sipas nenit 98, pika 1 e Kushtetutës ka shtatë ditë kohë për të dekretuar ministrant e rinj.
Kryeministri Berisha përzgjodhi të martën, Eduard Halimin në krye të Ministrisë së Drejtësisë dhe Aldo Bumçin në krye të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Eduard Halimi do të zërë vendin e lënë bosh nga ministri Bujar Nishani, aktualisht ministër i Brendshëm, pas kandidimit të Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës. Ndërsa vendin e Ferdinand Xhaferrit, ish-ministrit të Kulturës, i cili kandidoi në Durrës më 8 maj, do ta zërë Aldo Bumçi.