Sot seanca e parë në Apel, Delijorgji dërgon avokatin
Zhvillohet sot seanca e parë e procesit gjyqësorë ndaj biznesmenit të tragjedisë së Gërdecit, Mihal Delijorgji dhe e drejtorit të fabrikës së çmontimit të predhave dhe fishekëve në Gërdec, Dritan Minxolli. Seanca në gjykatën e Apelit zhvillohet me dyer të mbyllura dhe mësohet se vetë Delijorgji nuk është paraqitur . Biznesmeni përfaqësohet në sallë nga avokati mbrojtës Arben Prifti, I cili ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë "burg pa afat"të dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Të njejtën kërkesë ka bërë edhe drejtori i fabrikëssë çmontimit në Gërdec. Ndaj Delijorgjit rëndon akuza e shkeljes së rregullave të sigurisë teknike.