PS dhe PD bien dakort për ndryshimin e sistemit zgjedhor
Komisioni I Ligjeve ka debatuar ashpër në lidhje me propozimet e PS për ndryshimin e Kushtetutës
Shfuqizohet dhe pjesa e 12 e Kushtetutës që ka të bëj me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve
Socialistët dhe demokratët kanë rënë parimisht dakort për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Kushtetutë. Pavarësisht kundërshtimit të ashpër të të "vegjëlve", Partia Demokratike ka dhënë "OK" në lidhje me propozimin e Partisë Socialiste për të prekur Kushtetutën dhe për të sanksionuar në të sistemin zgjedhor proporcional-rajonal. Për vet ccështjet dhe interesat që prek, nisma e socialistëve ka shkaktuar dje në komisionin parlamentar të Ligjeve një debat të gjatë, I cili herë herë ka sjellë dhe tensionimin e situatës midis përfaqsuesve të partive të mëdha nga njera anë dhe atyre të partive të vogla nga ana tjetër.
Debati
Debati ka nisur me diskutimin e ccështjes në parim, ku deputeti I PBDNJ-së, Spiro Pecci, ka kërkuar mosmarrjen në diskutim të propozimeve të PS-së, pasi sipas tij kjo nismë vinte në kundërshtim me Kushtetutën. Gjithashtu edhe kreu I Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, pjesmarës në mbledhje jo si anëtar komisioni, ka kundërshtuar mënyrën e kalimit të këtyre propozimeve për diskutim. Sipas tij ky veprim përbënë një akt të dyshimt, I cili kërkon të dubloj komisionin e reformës zgjehdore. "Diskutimi I kësaj ccështje në komisionin e ligjeve do të thotë dublim të punës së komisionit të reformës zgjehdore i cili është ngritur me vendim të Kuvendit. Pra ju po i merni kompetenca një komisioni të posaccëm parlamentar. Formulime të tilla si këto janë paraqitur këtu duhet të jenë pjesë e një pakete të plotë, që të ketë dhe konsesusin e të gjitha partive politike", - u shpreh Ceka. Ndaj këtij qëndrimi ka reaguar kreu I komisionit të ligjeve Fatos Beja, I cili ka theksuar se nisma ka ardhur në komision konformë të gjitha rregullave. "Ky është një komision I përhershëm dhe nuk është I posaccëm. Krijimi I një komisioni të posaccëm nuk do të thotë që komisionet e përherëshme nuk do të funksionojnë. Prandaj marrja në shqyrtim I këtij propozimi është konformë rregullores së funksionimit të komisioneve të Kuvendit", - theksoj Beja. Në debat kanë nderhyrë dhe deputetët e tjera, përfaqsues të partive të vogla si Spartak Braho, Arian Madhi, Arian Starova etj, të cilët nuk kanë nguruar të akuzojnë hapur dy partitë e mëdha se po miratonin një amendim I cili cconte në gijotinë të gjitha partitë e vogla.
Mbështetja
Kundërshtimi i vazhdueshëm i të "vegjëlve" nuk ka penguar aspak relatorët, përfaqsues të partive të mëdha, Fatmir Xhafaj nga PS dhe Arenca Trashani nga PD që të vlerësojnë dhe kërkojnë miratimin e amendamenteve në fjalë, si zgjidhja e duhur për problemet zgjedhore në Shqipëri. "Sistemi më i përshtatshëm në proporcional në vendin tonë duhet të jetë sistemi proorcional rajonal me zona shumë emërore. Ky lloj sistemi zgjidh problemet e mësipërme por një kohësisht drejpeshon barametrin e lidhjes deputet-zgjedhës", - ka deklaruar Xhafaj. Nderkohë pothuajse në të njëjtën linjë qëndrimi ka qënë dhe relatorja demokrate, Arenca Trashani, e cila në materialin e paraqitur si relacion shpjegues. Ka vlerësuar se propozimet e PS I japin zhdhje pothuajse shumicës të problemeve të hashura deri më tani në zgjehdjet shqiptare. "Sistemi proporcional që propozohet duket se I përmbush më shumë këto qëllime, pasi përqëndrohet më shumë në përfaqsimin e drejtë të partive në Kuvend dhe në promovimin e diversimit të përfaqsimit social", - tha Trashani. Nderkohë të dy partitë e mëdha kanë rënë dakort që propozimet e paraqitura nga PS ti bëjnë një sërë ndryshimesh të tjera, duke propozuar që përvecc nenit 64 dhe 68 të ndryshoj dhe neni 65 ku bëhen përcaktime të reja në lidhje me mandatin e Kuvendit. Gjithashtu një tjetër propoizim I bërë me pëlqimin e dy partive të mëdha është edhe ai për shfuqizimin e pjesës së 12 të KUshtetutës që ka të bëj me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, rregullimi I veprimtarisë të cilit parashikohet tashmë të bëhet në Kodin Zgjedhor.
Amendamentet
Neni 64 ndryshohet si vijon:
1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistemit zgjedhor proporcional, me zona zgjedhore shumemërore.
2. Caktimi i zonave zgjedhore shumemërore perputhen me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo teritorial.
3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
Neni 65 ndryshon si vijon:
1. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjes dhe përfundon ditën e e mbledhjes së parë të Kuvendit të ri.
2. Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen ne periudhën zgjedhore më të afërt me të njëjtën datë te te njëjtit muaj të vitit te katërt me daten e mbledhjes se parë të Kuvendit.
3. Ne rast shpërndarjeje të kuvendit para përfundimit të mandatit të plotë zgjedhjet thiren jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij.
4. Ligji zgjedhor përcakton periudhat zgjedhore dhe regullat per thirjen e zgjedhjeve për Kuvendin.
5. Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit.
Neni 68 ndryshohet si vijon:
1.Kandidatët për deputet paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore te partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm në një zonë zgjedhore dhe vetëm për një subjekt politikë.
2. Në rast se kandidatet paraqiten me lista shumeemërore, renditja e kandidatëve ne këto lista nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës.
Gjatë krerët e partive të vogla të djathta kanë kërkuar dje kryeministrit që të mos mbështes propozimet e PS-së
Aeatët, letër Berishës: Mblidh tryezën e koalicionit
Vendosmëria e Partisë Demokratike për të mbështetur propozimin e sistemit zgjedhor në Kushtetutë ka irrituar partitë e vogla aleate të saja. Gjashtë partitë aleate, pjesmarrëse në koalicionin qeverisës, PR, PDK, PDR, PBDNJ, PAA dhe PBDL I kërkojnë kryeministrit Sali Berisha thirrjen e menjëherëshme të tryezës së koalicionit për të diskutuar në lidhje me ecurinë dhe qëndrimet e mëtejshme për sistemin zgjehdor që do të aplikohet në garrën e ardhshme elektorale. Menjëherë pasi dy partitë e mëdha dhanë konsesusin e tyre për të ndryshuar kushtetutën në ato pika që kanë bëjnë me zgjehdjet parlamentare, partite aleate të demokratëve në koalicionin qeveritar i kanë dërguar një letër kreut të qeverisë, njëkohësisht kryetar i PD-së, përmes së cilës kërkojnë një takim urgjent lidhur me mënyrën si po zhvillohet reforma zgjedhore. Krerët e 6 partive të vogla politike të spektrit të djathtë shprehen të pakënaqur me qëndrimin e deri tanishëm të PD-së, e cila sipas tyre po ndërmerr ndryshime në kushtetutë në lidhje me ccështje të reformës zgjedhore pa u konsultuar më parë me aleatët. Ata kërkojnë diskutim me demokratët para se këta të fundit të marrin vendime në lidhje me reformën zgjedhore. Gjithashtu në letrën e paraqitur kryeministrit mësohet se aleatët e tij shprehen se ndryshimet në Kushtetutë të propozuara nga PS, por që tashmë kanë marrë mbështetjen edhe të PD-së, synojnë përjashtimin e partive të vogla, por ndërkohë krijojnë edhe premisat për një "dushk" të ri. Në letrën e tyre drejtuar kryeministrit Berisha, krerët e 6 partive të vogla të djathta kërkojnë nga kreu i PD-së të mbledhë tryezën e partive të djathta, përpara se amendamentet e diskutuara dje në komisionin e ligjeve të kalojnë për votim në Kuvend. Nuk kanë munguar gjatë ditëve të fundit dhe kërcënimet direkte nga aleatë të ndryshëm ndaj kryeministrit Berisha, për ndermarrjen e veprimeve refraktare, deri në daljen nga koalicioni qeverisës.