E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaku i shpërthimit, katër pistat e ekspertëve xhenierë

Grupi i ekspertëve ka mbledhur dëshmi kontradiktore për shkakun e shpërthimit. Dyshime për saldimin e kantonierit

TIRANË- Ekspertët ushtarakë të xhenios për lëndët plasëse pranë Ministrisë së Mbrojtjes ngrenë një sërë pistash për shkakun e shpërthimit të fabrikës së çmontimit të municioneve në Gërdec, më 15 mars. Burimet zyrtare pranë institucionit të mbrojtjes bënë me dije dje se edhe pse kanë kaluar mbi 25 ditë nga shpërthimi i municioneve, ekspertët e xhenios nuk kanë arritur ende në një rezultat përfundimtar që zbardh shkakun e shpërthimit që solli shumë viktima dhe dëme materiale. "Kanë kaluar mbi 25 ditë dhe po punohet ende për përcaktimin përfundimtar të shkakut të shpërthimit. Shkak për këto vonesa është bërë pamundësia e gërmimeve në kraterin e shpërthimit, pasi ekziston rreziku i madh për sigurinë fizike të ekspertëve. Deri më tani jemi mbështetur në konkluzionet tona, vetëm në disa eksperimente të bëra në një poligon qitjeje dhe dëshmitë e marra nga punëtorët që i mbijetuan këtij shpërthimi",-thuhet nga burimet e Ministrisë së Mbrojtjes.

***

Kanë qenë shumë dëshmi kontradiktore që i kanë detyruar ekspertët e xhenios të ngrenë disa pista hetimi, që nga ai i gabimit njerëzor e deri tek zjarrvënia e qëllimshme. "Dëshmitë e punëtorëve të dhëna para hetuesve dhe ekspertëve të xhenios janë kontradiktore, pasi disa prej tyre thonë se një fërkim hekuri me betonin ka sjellë shkëndijat e para të zjarrit e të tjerë thonë se një bisht cigareje i hedhur në vendin e gabuar apo saldimi i një rrote të kontanierit prej teneqeje kanë shkaktuar ndezjen e barutit të hedhur përtokë. Ka edhe dëshmi se zjarri ka ardhur nga jashtë fabrikës"-thuhet nga ekspertët. Ata kanë shtuar se deri tani janë kryer një sërë eksperimentesh në një repart ushtarak, pranë poligonit të qitjes ku është këqyrur mundësia e ndezjes së barutit nga shkëndija, por që nuk është arritur të digjet. Sipas ekspertëve, po punohet bashkë me ekspertët e ATF-së, të ardhur nga SHBA-ja që të evidentohet shkaku përfundimtar i shpërthimit. "Po verifikohet pista e saldimit të kontenierëve dhe ajo e hedhjes së bishtit të cigares, por që është shumë e vështirë për t'u vërtetuar në terren, pasi krateri është shumë i rrezikshëm",-thuhet nga ekspertët.

***

Këto konkluzione, sipas burimeve janë nxjerrë nga dëshmitë e punëtorëve që punonin në këtë fabrikë çmontimi të municioneve, e cila solli 24 të vdekur dhe 300 të plagosur e dhjetëra shtëpi e biznese të shkatërruara. Sipas ekspertëve të xhenios, fakt i saktësuar deri tani është ai që objektet ku mbahej baruti ishin tej normave të sigurisë së lejuar, për mbajtjen e lëndëve shpërthyese që demontoheshin nga municionet. Ku sipas tyre, rregulli në ushtri është se lëndët shpërthyese që nxirren nga demontimi i predhave apo municioneve të tjera, mbahen dhe sigurohen në fuçi apo arka prej druri, për të minimizuar mundësinë e shpërthimeve aksidentale. Këto rregulla, sipas ekspertëve nuk janë zbatuar nga administratorët e firmës "Albademil" që çmontoninmunicione në Gërdec. Firma që kryente çmontimin e municioneve, barutin apo lëndët e tjera shpërthyese nuk u kushtonte shumë kujdes. Gjithashtu, shkelje e rëndë e sigurisë teknike për ruajtjen e lëndëve shpërthyese, sipas ekspertëve është edhe moszbatimi i rregullave të distancës së largësisë midis vendit të demontimit, municioneve që prisnin t'i nënshtroheshin këtij procesi si dhe vendit ku mblidhej baruti e lëndët e tjera shpërthyese.

--------------------------------------------------------Gjenerali Luan Hoxha ka qëndruar 5 orë të tjera në Prokurorinë e Përgjithshme. Pyeten edhe gjeneralët e tjerë

Dëshmia e tretë e Luan Hoxhës

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm rimerret në pyetje, pas publikimit të raporteve për Gërdecin

Lindita Çela

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme rimerr në pyetje shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha.Publikimi i dokumenteve të klasifikuara për Gërdecin, të cilat kanë mbërritur në kryeministri para 15 marsit kanë shtyrë grupin e prokurorëve të kërkojnë dëshminë e tretë nga kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ditën e djeshme ai ka qenë edhe5 orë të tjera në prokurori, ku mësohet se ka rrëfyer edhe një tjetër herë versionin e tij për shpërthimin apokaliptik të 15 marsit në fshatin Gërdec të Tiranës. Burimet nga organi qendror i akuzës bëjnë me dije se dje kanë ripërsëritur dëshminë e tyre edhe disa gjeneralë të tjerë, të cilët mësohet se i kanë qëndruar versionit të parë të ngjarjes.

***

Ia ka faturuar gjithë përgjegjësinë për Gërdecin ish-ministrit të Mbrojtjes, por Luan Hoxha mbetet sërish në qendër të verifikimeve të prokurorisë. Për të tretën herë, gjenerali Hoxha është rimarrënë pyetjenga grupi i hetimit për të dëshmuar gjithçka dinte mbi procedurat e miratimit të fabrikës që mbolli vdekjen në portat e kryeqytetit. E ndërsa burimet e prokurorisë e kanë konsideruar si një fazë normale hetimi rimarrjen në pyetje të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, këtij të fundit i është dashur të ripërsërisëtë gjitha vendimet dhe procedurat e ndjekura për procesin e demontimit të municioneve në Gërdec. Për grupin e hetimit, gjeneral Hoxha ka shpjeguarjo vetëmpozicionin e tij por edhe urdhrat që ka lëshuar pas nënshkrimit të kontratës së dytë mefirmën"Southern Ammunition Company Inc". Përgjatë5 orëve, shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka shpjeguar për grupin e hetimit procedurat e ndjekura prej tij që ngadhjetori i vitit 2006e deri në ditët e para të marsit 2008,kur Hoxha ka urdhëruar vënien në dispozicion të MEICO-s për punët në Gërdec të një fadrome të ushtrisë dhe fadromistit tashmë të vdekur, Ilirjan Malçi.

***

Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se gjeneral Luan Hoxha ka shpjeguar të gjitha procedurat endjekura duke nxjerrë në pah përplasjet që ekzistonin ndërmjet autoriteteve më të larta të Ministrisë së Mbrojtjes. Mësohet se pas kërkesës së firmosur prej SAC-it, ministri urdhëronngritjen e grupeve të punës për studimin e kostos sëdemontimit tëmunicioneveluftarake. Sipas dokumentacioneve,Bërzhita është parë nga kompania amerikane si vendi i përshtshëm përfabrikën e demontimit, gjë që eshtëkundërshtuarnga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, me justifikimin se ishte pranë zonës së banuar dhe se nuk garantohej energjia elektrike pa ndërprerje. Nga ana e tij, Hoxha ka përsëritur se pozicioni i tij është anashkaluar në vendimmarrjen për Gërdecin, megjithatë, ai ka qenë në dijeni të të gjitha transporteve të municioneve nga depot e tjera ushtarake në vend drejt fabrikës së vdekjes në vend.

ISHP

"Gërdeci na nxit të ndryshojnë ligjin"

Tragjedia e ndodhur në Gërdec ka nxitur Inspektoriatin Shtetëror të Punës të ngrejë një grup pune, që do të informohet për veprimtarinë e të gjitha subjekteve që janë nënkontraktorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ekonomisë, subjekte të cilat përjashtohen në legjislacionin e këtij inspektoriati. Siaps drejtorit të ISHP-së, Thoma Miço, ligji me të cilin operon ISHP përjashton kontrollin në minierat dhe karrierat, të cilat rregullohen me ligj me vete dhe kanë inspektoratin e veçantë dhe ato të reparteve që vënë në rrezik sigurinë kombëtare, pasi konsiderohen objekte ushtarake. Por sipas tij, pikërisht ngjarja e Gërdecit ka nxitur Ministrin e Punës, Kosta Barka, të urdhërojë ngritjen e këtij grupi pune, që do të informohet dhe për veprimtarinë e këtyre subjekteve. "Ne e shohim të nevojshme të ndërhyjmë në të gjitha objektet private dhe shtetërore, me qëllim që kushtet e punës dhe siguria në punë të rregullohet me ligj",- thekson ai.e.bardhi

Agjentët amerikanë po këqyrin vendin e shpërthimit, për të zbuluar shkaqet

Ekspertët e ATF-së, prej dy ditësh në kraterin e Gërdecit

TIRANË- Gjashtë ekspertët amerikanë të Burosë së Alkoolit, Duhanit, Armëve dhe Eksplozivëve kanë zbarkuar prej dy ditësh në kraterin e Gërdecit, ku po njihen me vendin e shpërthimit. Qëllimi i vizitës së tyre aspak të zakontë në Shqipëri është më së pari përcaktimi i shkakut të shpërthimit, por edhe ekspertizat me pajisje të avancuara, të cilat mungojnë në vendin tonë. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë me dije se agjentët e ATF-së po bashkëpunojnë me ekspertët shqiptare, për të arritur në një konkluzion të shpejtë për shkaqet e shpërthimeve që u morën jetën 24 personave dhe plagosën 300 të tjerë. "Megjithëse po hetohet në disa pista, ende nuk ka një version përfundimtar për shkakun e shpërthimit",-bëjnë me dije burimet e mësipërme. Sipas kryprokurores Ina Rama, roli i 6 ekspertëve amerikanë në këtë hetim do të jetë studimi i plotë kriminalistik i vendit të ngjarjes dhe përcaktimi i shkakut të shpërthimit. "Ekspertiza sa më profesionale e këtij momenti, mendojmë se do të na çojë në një konkluzion të saktë dhe shkencor në lidhje me rrethanat e kësaj ngjarjeje"-tha dje kryeprokurorja, gjatë një seminari ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Uithers. Agjentët e mbërritur tre në Shqipëri janë nga Buroja nën drejtimin e Departamentit të Drejtësisë. Ata hetojnë zjarret e mëdha dhe shpërthimet e fuqishme me pasoja të rënda. Duke mbledhur prova në krateret apo në vatrat e flakëve, ata përcaktojë shkaqet e këtyre tragjedive.Ekipet e kësaj agjencie janë bërë të njohur në ndihmesën e tyre në një sërë ngjarjesh të rënda ndërkombëtare, siç ishin edhe aktet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Agjendët e ATF-së u futën nën rrënojat e Pentagonit më 11 shtator 2001. Kjo Agjenci ka në përbërjen e saj edhe Ekipin Ndërkombëtar të Reagimit, i cili siguron ndihmë në hetime, në ekspertiza mjeko-ligjorenë krateret e shpërthimevenë territore të huaja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›