E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot seancë e jashtëzakonshme

Me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, sot mbahet seanca e jashtëzakonshme, gjatë së cilës do të diskutohet për zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës.

Seanca është thirrur pasi Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mblodhi nënshkrimin e 46 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës.

Kërkesë për seancë të jashtëzakonshme javën e kaluar kishte bërë edhe Lëvizja Vetëvendosje, por nuk kishte arritur të mbledh nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, e cila iniciativë nuk ishte përkrah nga partitë opozitare, por ishte përkrah nga 7 deputetë të pozitës./Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›