E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-luftëtari i UÇK del sot para gjykatës serbe për krime lufte

BEOGRAD- Mark Koshnjeti, i arrestuar të shtunën në Merdare nga policia serbe, del sot para gjykatës për krime lufte në Gjykatën e Lartë në Beograd. Siç raportojnë mediat në Beograd, Prokuroria e Serbisë ka vendosur që të nisë hetimet kundër Koshnjetit. 

Familjarët kanë bërë të ditur se Koshnjeti po udhëtonte me autobus drejt Beograd, për të vizituar motrën e tij. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, Qendra në Prizren, ka reaguar ndaj arrestimit, duke kërkuar nga mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë që të ushtrojnë ndikimin e tyre për lirimin e Koshnjetit. KMDLNJ ka hedhur poshtë deklaratat e autoriteteve serbe se Koshnjeti “ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

ARRESTIMI
Serbia ka arrestuar më 14 prill shqiptarin nga Kosova Mark Kasnjetin në Merdare, "bazuar në një arrest për krime lufte". Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçic, i cili tha se shqiptari kosovar "dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë".

"Ky arrestim nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike. Bëhet fjalë për krime lufte kundër popullsisë civile. Nëse ai është fajtor, do të tregojë procesi i mëtejshëm", ka theksuar ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Dacic.

PRECEDENTI
Autoritetet e Serbisë arrestuan më 1 prill dy pjesëtarë të policisë së Kosovës në zonën kufitare me Kosovën, pasi sipas tyre "ishin të armatosur dhe kjo përbën shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999". Ky akt shkaktoi reagime të ashpra në Tiranë,Prishtinë por edhe në Maqedoni, ku partitë shqiptare atje i bënë thirrje Beogradit të heqë dorë nga këto akte provokuese. KFOR-i nisi hetimet: Do të analizojmë rrethanat dhe më pas do dalim në një rezultat.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›