E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi: Allegri qëndron

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, u ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së trajnerit Massimiliano Allegri.

Rossonerët e mbyllin sezonin 2011/2012 pa trofe, ndërsa vazhdimisht është spekuluar se kjo do të shkojë në dëm të trajnerit.

“Allegri ka kontratë dyvjeçare me ne. Nuk shoh arsye pse flitet rreth të ardhmes së tij”, u ka thënë Berlusconi gazetarëve.

Ai më pas ka folur edhe për Scudetton duke i konsideruar fajtorë kuqezinjtë për mosfitimin.

“Është faji ynë që nuk e fituam. Megjithatë, është e pamundur të mos thuash fjalë të mëdha për Juventusin, që ka luajtur shumë mirë gjatë gjithë sezonit dhe treguan këmbëngulje”, ka shtuar kavalieri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›