Braçe: “1.1 miliard humbje vetëm në 6 muaj”
Autori i Lajmit: red.
Energjia është një nga dështimet më të mëdha të Qeverisë. kjo deklaratë vjen nga nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe, i cili reagon pas turit dhe premtimeve të kreut të Ekzekutivit. “Kryeministri ynë, me shenjë, gënjeshtar, i paaftë dhe i korruptuar, vazhdon të shërbejë dhe të shpërndajë jo më energji, drita dhe ujë, por mbi të gjitha të shërbejë togfjalëshin, siç edhe dje në jug të vendi, “unë do të financoj, unë do të bëj, unë do të realizoj”. Sot, në vitin e katërt, ne jo vetëm nuk kemi burime të mjaftueshme energjie, ato kufizohen përditë, por ne paguajmë mbi 50 % më shtrenjtë çmimin për 1 kilovat-orë energji elektrike. Sot Sali Berisha rrit çmimin e energjisë elektrike për të shpëtuar treguesit e kafshuar nga vjedhjet”, - tha ai. Madje, sipas Braçes, Berisha u heq dritat shqiptarëve dhe shet energji për të përmirësuar treguesit nga vjedhja në korporatë. Deputeti i PS-së tha se mbi 70 mijë familje dhe biznese në të gjithë vendin, nuk kanë ende matës dhe faturimi abuziv aforfe vazhdon të shtrihet jo vetëm në këtë grup familjesh pa matësa, por edhe në ato familje që kanë matësa. “Humbjet vetëm për 6-mujorin e këtij viti, sipas Institutit të Statistikës, shkojnë në 33.3 % ose 1.1 miliard. Vetëm për vitin 2007, në vëmendje të FMN dhe BB, humbja në buxhet nga korporata është e barabartë me gati 2 % të GDP, ose sa është sot buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008