“MASH të marrë masa për shpërndarjen e librave”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon Qeverinë dhe strukturat drejtuese të arsimit se po neglizhojnë problemet në fillimin e vitit shkollor. Nënkryetari i LSI-së, Sokol Axhemi.
Kërkoi nga Ministria e Arsimit normalizimin e situatës së shpërndarjes së librit shkollor, duke krijuar lidhje urgjente të menjëhershme me drejtoritë arsimore në rrethe dhe më shtëpitë botuese, për të vendosur pika kontakti në çdo shkollë, në mënyrë që prindërit dhe fëmijët e tyre të mos sorollaten, por të marrin tekset e duhura. “Po kështu, MASH të rrisë kërkesën e llogarisë për shtëpitë botuese për dorëzimin në afat të librit shkollor. Turi i shiritave që priten disa herë nëpër Shqipëri për të krijuar iluzionin e punës së madhe të Qeverisë dhe të pushtetit vendor, për ndërtimin e mjediseve shkollore nuk mund të mbulojë realitetin e hidhur që ndeshet në shumë zona të thella të Shqipërisë, ku gjendja e shkollave pa dyer, pa dritare dhe me çatira gati duke rënë, është tejet e mjerueshme”, - tha ai. Sipas Axhemit, kjo situatë sfidon dukshëm propagandën dhe demagogjinë e Qeverisë për moshën e internetit. Ai tha se një shqetësim i madh është lëvizja e personelit mësimdhënës dhe mbushja e institucioneve të dijes, me njerëz të pakualifikuar. “LSI kërkon që Qeveria dhe drejtuesit e saj lokalë të mbajnë larg duart nga personeli mësimdhënës dhe edukativ, duke respektuar institucionin e dijes dhe të mbajë larg duart nga politizimi i mjediseve shkollore”, - përfundoi Axhemi.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008