E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot takimi Thaçi-Daçiq, diskutojnë edhe për zgjedhjet

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq do të takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Derisa kryeministri Thaçi ka thënë se fokusi i dialogut do të jetë në çështjen e energjisë dhe telekomunikacionit, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi në një deklaratë dhënë Radio Kosovës, nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e diskutimit për zgjedhjet e 3 nëntorit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›