E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin makina, 2 në pranga, 1 në kërkim

Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit për vjedhjen e disa automjeteve.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, në pranga janë vënë Romeo Tufa, 19 vjeç, dhe Halim Xaka, 30 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur Dorian Xhoxhaj, 21 vjeç, nga Berati.

Policia thekson se të tre këta shtetas janë autorë të vjedhjes së 13 automjeteve në Tiranë, të cilat janë sekuestruar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›