E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, takimi me Papa Benediktin

Papa Benedikti do të presë Presidentin Bush dhe bashkëshorten e tij në një klimë si jozakonisht kordiale dhe jo formale. Papa do të presë Presidentin Bush jo në librarinë e Vatikanit, siç bën zakonisht, por në kullën e San Xhovanit, një kështjellë mesjetare, në kopshtet e Vatikanit. Kulla është restauruar nga Papa Gjon Pali XXIII në fillim të viteve ‘60. Më pas ata do të bëjnë një shëtitje në kopshte, ku edhe do të shoqërohen nga tingujt e korit të Kapelës Sistine. Ati Frederiko Lombardi, zëdhënës i Papës, tha se ndryshimi i protokollit normalisht të ngrirë të Vatikanit, është bërë me qëllim që të shpërblehet Presidenti Bush për pritjen jashtëzakonisht të këndshme në Shtëpinë e Bardhë, kur Papa Benedikti vizitoi Uashingtonin dhe Nju Jorkun, në prill. Gjithsesi, sipas mediave italiane, disa zyrtarë të Vatikanit, nuk janë fort të kënaqur me këto lëshime të panevojshme për një lider amerikan që ka "sfiduar" Papa Gjon Palin II duke pushtuar Irakun, pavarësisht kundërshtimeve të tij të hapura. Një skuadër e re sigurie në Vatikan, do të dislokohet përreth kopshteve gjatë vizitës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›