Komisioni i Ligjeve nis seancen degjimore per Elvis Cefen

Nis seanca dëgjimore në komisionin e ligjeve për Elvis Cefën, i cili u propozua dje nga PD-ja për të zëvëndësuar Kreshnik Spahiun në postin e nënkryetarit tyë KLD-së.
Komisioni i ligjeve rrëzoi kërkesën e deputeti socialist Fatmir Xhafa, i cili kërkoi shtyrjen e seancës dëgjimore për Elvis Cefën. Sipas tij në Kuvend është depozituar një kandidaturë alternative dhe dosja e paraqitur në komision nuk është e plotë. Ai tha se nuk i është bërë kërkesë Prokurorisë nëse ka procedim ndaj Cefës.
Ka reaguar deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i cili ka thënë se kërkesa e Xhafës nuk është shkak procedurial për të shtyrë mbledhjen, nëse ka kandidat tjetër të shqyrtohet në mbledhjen tjetër, sot të vazhdohet me Cefën
Ndërsa kandidati i propozuar i demokratëve Elvis Cefa është shprehur se gjatë aktivitetit të tij ka zbatuar vetëm ligjin.
Elvis Cefa u propozua dje në komisionin e ligjeve nga Viktor Gumi në emër të deputeëve të Partisë demokratike, për të cilin ishin mbledhur 30 firma.